Bota
Vendi me më së shumti shkencëtare dhe inxhiniere në BE
Lituania është vendi i BE-së me përqindjen më të lartë të grave midis shkencëtarëve dhe inxhinierëve, sipas të dhënave zyrtare nga Eurostat.
Zyra statistikore ka specifikuar se dy vjet më parë në pesë shtete shumica e shkencëtarëve dhe inxhinierëve ishte e gjinisë femërore.
Këto janë Lituania (mbi 57% gra shkencëtare dhe inxhiniere), Bullgaria dhe Letonia (53%), pasuar nga Portugalia (51%) dhe Danimarka (pak më shumë se 50%).
Vende të tjera të Europës Qendrore dhe Lindore, duke përfshirë Poloninë, Kroacinë, Slloveninë dhe Rumaninë, ishin gjithashtu mbi mesataren e BE-së prej 41%, transmeton ATSH, përcjell albinfo.ch.
”Të fundit në renditje janë Luksemburgu (25%), Finlanda (29%) dhe Gjermania (33%)”, shpjegoi Eurostat.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura Tre viktima nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Majac, 43-vjeçari kishte ardhur për pushime... -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












