Lajme
Ky shtet mposhti koronavirusin, raporton zero raste aktive
San Marino mposht koronavirusin, raportohet nga autoritetet shëndetësore se nuk ka asnjë rast aktiv, shkruan albinfo.ch.
Në këtë vend thuhet se pacienti i fundit, i cili ishte i shtrirë në repartin infektiv të San Marinos, nuk ka simptoma për 48 orë dhe besohet se është shëruar plotësisht. Sipas informacioneve të fundit, ky shtet ka mposhtur virusin COVID-19 dhe se kufizimet në këtë vend do të hiqen ditët në vazhdim, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se në këtë shtet zyrtarisht më nuk ka asnjë rast aktiv të infeksionit dhe se Qeveria ka njoftuar zyrtarisht se kufizimet e koronës do të hiqen.
Fakti që San Marino nuk ka pasur asnjë rast aktiv për herë të parë që nga shkurti është një “shenjë domethënëse në udhëtimin tonë”, tha Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetit.
Që nga fillimi i pandemisë, ky shtet vuri kufizime të rrepta dhe me pak masa lehtësuse, kjo ndikoi në mosprekjen e banorëve me virus. Gjithsej janë shënuar rreth 700 raste infektimi, 42 raste vdekjeje, 658 shërime dhe zero raste aktive. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











