Lajme
Ky kanton zviceran “mbyllet” për dy javë dhe bën testime masive
Për shkak të numrit të lartë të rasteve të koronavirusit, kantoni i Graubündenit ka vendosur për një bllokim afatshkurtër
Graubündeni është kantoni i parë në Zvicër që ka vendosur të realizojë testime masive në kuadër të një projekti pilot.
Për shkak të numrit të lartë të rasteve të koronavirusit, kantoni gjithashtu ka vendosur për një bllokim afatshkurtër, shkruan sda.ch. Restorantet dhe të gjitha objektet publike do të mbyllen për dy javë.
Si pjesë e projektit të përmendur pilot, e gjithë popullsia, mbi bazë vullnetare, do të testohet sipas një ndarjeje në tre rajone, transmeton albinfo.ch njoftimin e komunikiar sot nga Qeveria Kantonale e Graubündenit.
Midis 11 dhe 13 dhjetorit do të bëhet testimi masiv në rajonet Maloja, Bernina dhe Engiadina Bassa / Val Müstair. Ky projekt pilot synon gjithashtu të krijojë pikënisjen për kryerjen e një testimi gjithëpërfshirës në të gjithë kantonin, nëse është e nevojshme.
Përveç kësaj, kantoni po shtrëngon masat për mbrojtje nga koronavirusi. Këto masa parashikojnë në thelb ndalimin e takimeve me më shumë se dhjetë persona, si në jetën private ashtu edhe në jetën publike. Dhe: nga e premtja në mbrëmje (sonte), ora 23:00, duhet të mbyllen të gjithë restorantet.
Këto masa pritet të jenë në fuqi deri më 18 dhjetor, përcjell albinfo.ch. Ekzistojnë vetëm disa përjashtime si për shërbimet e “take away”, ato të shpërndarjes së mallrave si dhe për hotelet.
Koncepti i përgjithshëm i mbrojtjes për Graubündenin ka për qëllim të frenojë pandeminë, të garantojë sezonin e dimrit në rajonet turistike dhe të mundësojë festime private në Krishtlindje dhe Vitin e Ri.
Megjithatë, sportet dimërore lejohen edhe më tutje të praktikohen. Një mbyllje e plotë e zonave të skive duhet të parandalohet me të gjitha mjetet, ka thënë kreu i qeverisë së kantonit, Christian Rathgeb. Sezoni i dimrit është me rëndësi thelbësore për kantonin Graubünden.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete 1 Marsi, Dita e Ndërgjegjësimit për Përdoruesit e Karrocës (Wheelchair Day)... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













