Shkurt.ch
Ky kanton jep ‘dritën e gjelbër’ të lejeqëndrimit për 3 500 emigrantë
Gjithashtu edhe 1.757 dosje individuale të paraqitura para afatit përfundimtar të 31 dhjetorit 2018 janë në shqyrtim
Rreth 3,500 emigrantë pa dokumente që jetojnë në Gjenevë pritet të marrin lejen nën skemën “Papirus” të nisur në 2015, thanë zyrtarët të hënën. Afati i fundit për paraqitjen e aplikacioneve në kuadër të projektit dyvjeçar përfundoi dhjetorin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Skema e Papirusit për të rregulluar situatën e emigrantëve të papunë afatgjatë në Gjenevë filloi zyrtarisht më 20 shkurt 2017, përpara një faze testimi që filloi në 2015. Që atëherë, 1,846 emigrantë të paligjshëm në Gjenevë kanë marrë një leje qëndrimi B: 365 familje, të përbërë nga 566 prindër dhe 610 fëmijë, 14 çifte pa fëmijë dhe 642 persona të vetëm.
Gjithashtu edhe 1.757 dosje individuale të paraqitura para afatit përfundimtar të 31 dhjetorit 2018 janë në shqyrtim.
Rreth 76,000 imigrantë të paligjshëm besohet të jetojnë në Zvicër. Nga këta, kantoni i Gjenevës është shtëpia e 13,000 banorëve, përcjell tutje albinfo.ch.
Autoritetet e Gjenevës kanë shtyrë punëdhënësit që të jenë në përputhje me ligjin dhe të deklarojnë stafin e tyre. Kontrollet plotësuese janë kryer ndërmjet punëdhënësve.
Njerëzit që aplikonin për të marrë lejen, duhej të plotësonin kritere të rrepta. Për familjet me fëmijë, një anëtar i familjes duhej të dëshmonte se ata kishin jetuar në Gjenevë për të paktën pesë vjet vazhdimisht. Për njerëzit pa fëmijë, kërkesa ishte dhjetë vjet.
Aplikantët gjithashtu duhet të jenë financiarisht të pavarur, të deklarojnë të gjithë punësimin aktual, të jenë të lirë nga borxhet apo procedurat ligjore dhe të demonstrojnë aftësitë bazë të gjuhës franceze.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











