Kosova
Ky është reagimi i ambasadorëve për Qeverinë e re
Ambasadat e huaja kanë reaguar menjëherë pasi është votuar Qeveria Kurti
Pas votimit të qeverisë së re në krye me Albin Kurtin, ka reaguar ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, raporton Gazeta Express.
Kosnett ka uruar përmes një shkrimi në Tëitter për formimin e Qeverisë së re. Tutje, ai ka thënë menzi që pret që të punojë me të gjitha institucionet e reja.
“Urime për formimin e qeverisë së re. Mezi pres të punoj me të gjitha institucionet e Kosovës, partitë e tjera dhe palët e interesuara të shoqërisë civile për të forcuar drejtësinë dhe prosperitetin dhe për të ndihmuar Kosovën të ndërtojë marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj”, ka shkruar Kosnett.
Përmes një postimi Ambasada gjermane në Kosovë ka uruar për formimin e qeverisë së re.
Sipas kësaj ambasade pritet që të vazhdojnë bashkëpunimi dhe të mbështetet ligji dhe zhvillimi ekonomik i vendit.
Përveç tjerash kjo ambasadë ka kërkuar edhe rifillimin e dialogut me Serbinë.
Po ashtu në këtë postim thuhet që inkurajohet qeveria e re që të nis zbatimin e agjendës së saj për reforma në vend, përcjell albinfo.ch.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott përmes një postimi ka uruar formimin e qeverisë së re dhe kryeministrin Albin Kurti.
Ai ka thënë se administrata e re ka një rrugë të rëndë përpara. “Qeveria e re duhet të tregojë guxim dhe kreativitet në implementimin e dëshirave të votuesve dhe shpresave të gjithë”, ka shkruar ai.
“Urime qeverisë së re dhe Kryeministrit Albin Kurti. Është një rrugë e rëndë përpara për administratën e re, duhet të adresohen çështje urgjente, duke përfshirë buxhetin shtetëror për vitin 2020, vendimet e bllokuara administrative dhe sundimin e ligjit. Më 6 tetor, Kosovarët votuan për ndryshim. Qeveria e re duhet të tregojë guxim dhe kreativitet në implementimin e dëshirave të votuesve dhe shpresave të gjithë kosovarëve”, ka shkruar ai.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij Kryeministër në seancën e sotme.
“Urime Albin Kurtit për formimin e një qeverie të re në Kosovë. Mezi pres të punoj me ju dhe të mbështes integrimin e Kosovës në BE”, shkruan ai në Twitter.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









