Kosova
Ky është programi i autorëve shqiptarë në Sallonin e Librit, në Gjenevë
Gjatë tri ditëve, do të zhvillohet një aksion ku do të ekspozohen dhe do të lexohen dëshmitë e të mbijetuarve të gjenocidit të kryer në Kosovë
Siç kemi shkruar tashmë, duke filluar nga data 19 mars e deri më 23 mars, plot pesë ditë, në Palexpo të Gjenevës mbahet Salloni i Librit, i cili do të na mundësoj të njihemi me autorë të shumë vendeve.
Falë një programi të shkëlqyer, magjepsës dhe origjinal, për disa ditë do të na shoqërojë magjia e letërsisë dhe e krijimit.
Gjatë tri ditëve, të premten, të shtunën dhe të dielën, do të zhvillohet një aksion ku do të ekspozohen dhe do të lexohen dëshmitë e të mbijetuarve të gjenocidit të kryer në Kosovë. Ky aksion është mundësuar me ndihmën e “Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës”.
Gjithashtu, “në rend dite” do të jenë edhe dëshmitë e torturave që kanë pësuar shqiptarët gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri, të zgjedhura lirisht nga botimet e ISKK-së nga Agron Tufa, bashkautor dhe ish-drejtor i “Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit” njofton Libraria shqiptare e mërgatës “Lize’s Bookstore”, e cila është e vetmja përfaqësuese këtë vit në këtë ngjarje ndërkombëtare që promovon autorë shqiptarë nga Ballkani dhe mërgata.
Në vijim njihuni me programin e Lize’s Bookstore, të prezantimit të autorëve shqiptarë
E premte 21/03
– Argjirë Krasniqi dhe Brixhita Deda me librin Within Prishtina Warchitecture 12h – 13h
– Enver Dugolli dhe përkthyesi i veprës së tij në gjuhën frënge Sébastien Gricourt me veprën Le cercle fermé des prisons – Massacre à Dubrava 19-24 mai 1999( libri do të jetë i pranishëm edhe në gjuhën shqipe ) 14h – 16h
– Rita Petro Lindur së prapthi 16h – 18h
– Ilir Xheladini Literaturë e të rinjve 18h – 20h
E shtunë 22/03
– Rita Petro Lindur së prapthi (dhe veprat e tjera të autores)11h – 13h
– Shemsi Makolli Les déesses profanées – Hyjneshat e përdhosura (aktivitet, shqip frengjisht )
13h – 14h
– Agron Tufa Njeriu buzë lumit 14h – 16h
– Elvana Zaimi-Tufa Letër në nëntor 16h – 17h
– Tom Kuka I rënë nga qielli (dhe veprat e tjera të autorit) 17h – 19h
E diele 23/03
– Rita Petro Pako Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare, aktivitet për fëmijë dhe prindër 11h – 13h
– Edlira Dedja prezantim i librave të literaturës klasike përfëmijë, veprat e Bedri Dedjas 12h – 13h
– Enver Dugolli dhe përkthyesi Sébastien Gricourt Le cercle fermé des prisons – Massacre à Dubrava 19-24 mai 1999(activité bilingue ) 13h – 14h30
– Ag Apolloni Një fije shprese, një fije shkrepëse 15h – 17h
Të premten më 21 dhe të shtunën më 22 mars stenda e Librarisë shqiptare është e hapur nga ora 09 :30 deri në ora 20 :00 kurse të dielën më 23, kur është edhe dita e fundit të Sallonit të librit për sivjet, nga ora 09 :30 deri në ora 18 :00.
E diele 23/03 në mbrëmje
Tryezë e hapur miqësore me autorët shqiptarë dhe stafin e Lize’s Bookstore, 19 :00 deri në ora 22 :00 organizuar nga Mirishahe Limani Hiler (për më shumë informata kontaktoni në 079 607 46 74)
E-Diaspora
-
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të... -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje














