E-Diaspora
Ky është Januzaj, tinejxheri më i kërkuar i futbollit evropian
Në rast se Kosova do të ishte pjesë e FIFA-s dhe do të kishte të drejtë të merrte pjesë në ndeshjet ndërkombëtare, zgjedhja e parë e tij do të binte në Kosovën
Debati që po zhvillohet se cilin shtet mund ta përfaqësonte Adnan Januzaj, duket të jetë më i qetë në Angli se në vendet tjera. Javën e kaluar në televizionin shqiptar diskutonin për ndanin, tinejxherin më të adhuruar në futbollin evropian, në emisionin që mbante emrin “Hero apo tradhtar”. At thuhej veç tjerash se ai do të ishte i urryer nëse do t`ia kthente shpinën prejardhjes së tij familjare dhe të vendoste të përfaqësojë ndonjë vend tjetër”. Kështu fillon reportazhi special i portalit anglez Dailymail.co.uk që i kushton shumë faqe të ilustruara me fotografi “tinejxherit më të kërkuar në Evropë”, siç qëndron edhe në titullin e artikullit.
Sipas shkrimit, Adnan Januzaj vetëm 18 vjeçar po vihet në pozitë të rëndë nën këtë presion që po i bëhet.
I lindur në Bruksel, Januzaj është i biri i prindërve shqiptarë të Kosovës të cilët kishin ikur nga Ballkani gjatë kohës së krizës së atjeshme duke i ikur nga varfëria dhe nga persekutimi që kërcënonte familjen. Në këtë artikull rrëfehet për herë të parë tregimi i familjes së Januzajt në Kosovë. Tregim ku Januzaj dhe as babai i tij, Abdedini, nuk ka shfaqur preferencë e tij se për cilin vend do të dëshironte të luante: për Belgjikën, Shqipërinë, Kosovën, Turqinë apo Anglinë. Agjenti i Januzajt, Dirk de Vriese ka thënë se asnjë familjar i Januzajt nuk do të flasë derisa kontrata e re e favorshme me United të mos jetë nënshkruar.
Po supozohet se, në rast se Kosova do të ishte pjesë e FIFA-s dhe do të kishte të drejtë të merrte pjesë në ndeshjet ndërkombëtare, zgjedhja e parë e tij do të binte në Kosovën. Kështu si është puna tash, Anglia mendohet si alternativa më e favorizuar nga ai. Në Federatën Angleze besojnë se kështu do të ndodhë dhe ata po kërkojnë të sigurohen nëse mund të anashkalohet rregulli i FIFA-s sipas të cilit nevojiten pesë vjet qëndrim në vendin përkatës.
Më tutje gazeta thotë se askush, nga mësuesit dhe trajnerët e tij më të hershëm nuk gjen një fjalë të keqe për të ose për babanë e tij. Madje edhe klubi Anderlecht i cili e ka huazuar atë në Manchester pasi që në Belgjikë ishte e ndaluar të lidhet kontratë me futbollistë nën moshën 16 vjeçare, i dëshiron çdo të mirë.
Kosova mund të ishte zgjedhja e parë e Adnanit
“Ne nuk jemi të lumtur që e kemi huazuar një lojtar për 300 mijë euro ndërsa tash vlerësohet me 20 milion”, thotë një zëdhënës i Anderlechtit. Ai është i lindur në Buksel, është edukuar këtu, ë klubin tonë, ai është njëri nga ne dhe ne na zemëron kjo që ka ndodhur. Por ne jemi të lumtur për Adnanin. Ai është një djalë i mirë”. Në Belgjikë përflitej në mënyrë të pakonfirmuar se United i ka paguar edhe 200 mijë euro plus familjes Januzaj duke i mundësuar të kalojnë për të banuar në një bllok banimi në një pjesë të zgjedhur ë Mançesterit ku Adnani jeton me prindërit.
“Ne patëm parë shumë herët se Adnani ishte një lojtar fantastik”, thotë Jean-Paul Pira, që udhëhiqte futbollistët pioniere. Nuk ishte i rritur por teknika e tij ishte diçka e jashtëzakonshme . Të gjithë këtu janë krenarë me Januzajn, thotë Pira. Edhe mësuesit tjerë të tij flasin njësoj mirë për të.
Dhe, për cilat vende mund të luante Adnan Januzaj? Gazeta bën radhitjen kështu:
Kosova: Përmes babait, Abedinit i cili është i lindur në Kosovë. Por Kosova nuk është ende anëtare e FIFA-s;
Belgjika: Përmes lindjes. Ai është i lindur në Bruksel dhe ka jetuar atje deri sa ka kaluar në Mançester.
Shqipëria: Përmes trashëgimisë, prejardhjes. Prindërit e tij janë shqiptarë etnikë
Turqia: Përmes familjes. Gjyshërit e tij janë nga Turqia (të ikur më parë nga Kosova, v.j.)
Anglia: Përmes vendbanimit, në rast se ai do të jetojë në Angli në pesë vitet e ardhshme.
Sir Alex Ferguson duke folur për Januzajn la thënë se ai është një “lojtar i balancuar mrekullisht”, ndërsa një trajner i Anderlechtit e kishte krahasuar atë me Johan Krojfin.
Një pjesë të gjatë ky artikull i kushton familjes së Adnan Januzajt në Istog, Kosovë, për çfarë gazetarët kanë shkuar enkas atje.
Xhaxhai i Adnanit, luftëtar në UÇK bashkë me të shoqen
“Për të kuptuar Adbedin Januzajn duhet të njihet historia e tij dhe zhvillimet nëpër të cilat ka kaluar familja Januzaj gjatë të kaluarës së dhunshme në Kosovë. Ndërkohë që Abedini kishte ikur nga Kosova, anëtarë tjerë të familjes së tij kishin kapur armët në luftën e vendit për pavarësi dhe kundër Serbisë, pas dezintegrimit të ish Jugosllavisë. Por lidhja në mes tyre ka matur e fortë. Të afërmit e tij flasin me shumë dashamirësi për futbollistin e ri i cili viziton shpesh qytetin në provincë, Istogun, që ndodhet në pjesën e Kosovës që kufizohet me Serbinë dhe Malin e Zi.
Për çdo verë, Adnani, i cili flet rrjedhshëm shqipen kalon disa javë në shtëpinë familjare, një shtëpi fshati e rrethuar me fusha misri, në lokalitetin (mëhallën) që mban emrin e familjes Januzaj.
Tash, në kohë paqeje Januzaj mund të luajë futboll me axhallarët dhe kushërinjtë e tij. Por këta familjarë kujtojnë luftë kundër shtypjes nga komunizmi dhe nga racizmi antishqiptar në Kosovën e shkatërruar nga lufta. Më i madhi nga gjashtë fëmijët, Abedini, pritej të kujdesej për familjen pasi që babai i tij Idrizi, punëtor në një fabrikë tekstili ishte sëmurë nga kanceri. Por ai, i përballur me kërcënimin se do të mobilizohej për të luftuar për ushtrinë jugosllave të dominuar nga serbët kundër Bosnjës, iku në Belgjikë, në vitin 1992.
Xhaxhai i Abedinit, Januzi kishte mbajtur 15 vjet burg për pjesëmarrje në protestat për të drejtat e shqiptarëve. Pastaj vëllai më ri, Shemsedini, i qe bashkuar UÇK-së, luftëtarëve të pavarësisë, të ndihmuar nga aleatët.
Shemsedini i thotë gazetës: “Nga vitet 1980 deri më sot ne si familje kemi luftuar. Ishim të persekutuar nga sistemi serb. Unë kam qenë luftëtar në UÇK ashtu si dhe gruaja ime. Ne luftuam së bashku në të njëjtën brigadë. Nje nga shokët e mi më të mirë qe vrarë, pasi kishte shkelur në një minë. Ai thotë se ka qenë vetëm 18 vjeçar dhe ka luftuar nga janari 1998 deri në qershor 1999. “Ka ende shumë njerëz të zhdukur. Askush nuk di farë ka ndodhur me ta”.
Ndërsa Shemsedoni flet se si vëllai i tij, Abedini kishte ikur në Belgjikë jo vetëm për të shpëtuar nga represioni serb por edhe për të mbështetur familjen, duke dërguar të holla.
Edhe nëna e Adnanit, Ganiete Sadikaj kishte qenë viktimë e represionit. Familja e saj e konsideruar si një ndër më të pasurat në Istog ishte detyruar të lëshonte Kosovën dhe të ikte në Turqi. Më vonë familja e saj kishte emigruar në Belgjikë ku gjyshi i Adnanit, Aliu ksihte nisur një biznes. Në Bruksel, familja u bë pjesë e komunitetit shqiptar ku dhe u takuan Abedini me Ganimeten.
Lidhja e Abedinit me të kaluarën e familjes së tij në Kosovë është e fortë. Ai është zemëruar me debatin e zhvilluar në televizionin shqiptar, ku Adnani akuzohej si tradhtar në rast se nuk do të luante për Shipërinë. Ndërsa federata e Futbollit e Kosovës thotë përmes nje zëdhënësi se “nuk mund ta pengojmë atë që të vendosë për një kombëtare tjetër. “Por ne kemi shumë mbështetje brenda FIFA-s.Ddhe kur një ditë Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota në FIFA, ne shpresojmë se djemtë si Adnani do të duan të luajnë për Kosovën”.
(Dailymail / Përkthimi: Albinfo.ch)
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










