Bota
Ky është hoteli më i lartë në botë
Një nga atraksionet më të veçanta është pishina infinity në katin e 76-të, një nga më të lartat në botë
Dubai ka përuruar zyrtarisht hotelin më të lartë në botë, “Ciel Dubai Marina”, pjesë e “Vignette Collection” nga IHG, sipas Euroneës.
Ky hotel arrin 377 metra lartësi, ka 82 kate dhe 1 004 dhoma dhe suita, duke ofruar pamje spektakolare të “Palm Jumeirah”, horizontit të Dubait dhe Gjirit.
Dizajni i hotelit, nga arkitektët e “NORR Group”, është i përqëndruar tek lartësia dhe struktura ka kaluar analiza të avancuara për rrjedhën e ajrit dhe erës për të siguruar stabilitet dhe rehati maksimale për vizitorët.
Një nga atraksionet më të veçanta është pishina infinity në katin e 76-të, një nga më të lartat në botë, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Hoteli ka gjithashtu tetë restorante që ofrojnë kuzhinë mesdhetare, aziatike dhe konceptet moderne, me kulminacionin në “Tattu Sky Lounge & Terrace” në katin e 81-të, ku vizitorët mund të shijojnë muzikë, kokteje dhe pamje të mrekullueshme.
Përveç restoranteve dhe bareve, hoteli ka palestër me shërbim 24 orë me pamje nga qielli i Dubait dhe akses në “Soluna Beach Club” në Palm Jumeirah.
Spa-ja e hotelit pritet të hapet në shkurt 2026 në katin e 61-të, duke ofruar trajtime relaksuese me pamje panoramike.
Me këtë hapje, “Ciel Dubai Marina” jo vetëm që vendos një rekord botëror, por gjithashtu forcon statusin e Dubait si një destinacion global të turizmit dhe biznesit, duke ofruar një përvojë luksi, inovacioni dhe qëndrueshmërie në çdo nivel.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













