E-Diaspora
“Ky djalosh ka diçka gjeniale” thonë gjermanët për Jonian Kadeshën
Ta shikosh vetëm si një talent gjigant, nuk mjafton. Ky djalë ka diçka origjinale gjeniale. Me këtë intuitë origjinale muzikore të tij u mahnitën të gjithë: disa duke mos e besuar e të tjerët duke e parë me skepticizëm
“Çfarë emri, çfarë talenti. Violinisti 25 vjeçar zotëron një fantazi të tillë të harlisur tingullore sa që anëtarët e jurive të konkurseve të ndryshme nuk arrijnë ta kuptojnë se çfarë në fakt po u ndodh”. Këto fjalë ia kushton autori i artikullit në gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung violinistit Jonian Ilias Kadesha, shqiptarit të lindur në Greqi, i cili ka studiuar në Itali dhe në Gjermani.
“Gati-gati të shkon mendja të thuash se bartja e një emri të tillë kumbues dhe ekzotik njëherësh, duhet të ketë një kuptim, transmeton albinfo.ch. Prandaj për një muzikant me talent të shquar, një emër si ky është me të vërtetë një fat, që bie në sy”.
Jonian Ilias Kadesha është lindur në vitin 1992 në Athinë. Ai ka rrënjë shqiptaro-greke, ka studiuar në Gjermani te Grigori Zhislin dhe në Itali te specialisti i Paganinit, Salvatore Accardo. I flet të gjitha gjuhët e vendeve të përmendura dhe disa të tjera. Interesohet shumë për letërsinë dhe filozofinë.
Ta shikosh vetëm si një talent gjigant, nuk mjafton. Ky djalë ka diçka origjinale gjeniale. Kështu, ai mahniti në garën Leopold-Mozart të Augsburgut përmes një sigurie stilistike goditëse dhe një saktësie artikulimi, nga baroku deri te modernia më moderne. Me këtë intuitë origjinale muzikore të tij u mahnitën të gjithë: disa duke mos e besuar e të tjerët duke e parë me skepticizëm.
Ndërkohë Kadesha si solist dhe muzikant i shkëlqyer kamertal ka interpretuar së bashku me të mëdhenjtë si: Martha Argerich, Gidon Kremer oder Kim Kashkashian dhe ka ndjekur kurset e maestrove si: Steven Isserlis, Ivry Gitlis ose të guru-së së muzikës së dhomës, Eberhard Feltz. Ai ka fituar çmime në pesë gara ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch. Por, Kadesha nuk do të japë kurrë përshtypjen e një violinisti “të bërë” ose “të pjekur”. Kjo për faktin se fantazia e tij tingullore është së tepërmi e drejtuar nga e reja, e panjohura, e paprovuara ndonjëherë, nga hulumtimi dhe eksplorimi por jo nga interpretimi i lëmuar .
Në koncert, Kadesha ia ka dalë aq mirë së bashku me pianistin Nicholas Rimmer para së gjithash me sonatën e tretë të Enescus sa që të bën të besosh se këtu po përmbushet vizioni i Claude Debussys për muzikën: “Muzika është një matematikë misterioze, elementet e së cilës janë pjesë e të pafundmes, transmeton albinfo.ch.. Ato përcaktojnë lëvizjen e ujit, ngritjet dhe uljet e erërave; asgjë nuk është më muzikale se një perëndim dielli!” Por edhe për Ravelin dhe Skalkottas, fantazia e pafund tingullore e Kadeshës e gjen “matematikën misterioze” përkatëse.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












