Shkurt.ch

“Ky aplikacion do t`u shërbente më së shumti shqiptarëve”

“Shqiptarët do të duhej ta përdornin këtë aplikacion pasi që ata paguajnë premi deri 95% më të larta të sigiurimit të makinave”, ka thënë shefi i marketingut i Kasko2go

Një aplikacion kompjuterik i zbuluar së fundi e bën regjistrimin dhe matjen e shprehive individuale të ngarjes së automjeteve. Në këtë mënyrë ai mundëson që premitë e sigurimit të makinave të mos llogariten në mënyrë arbitrare. Dhe kjo, sipas gazetës 20 minuten, “do t`u shërbejë në radhë të parë shqiptarëve”. Por përse pikërisht shqiptarëve? A përmban diskriminim mbi baza etnike ky formulim fjalie?

Siç sqarohet në vazhdim të artikullit, aplikacion i ri me emirn “Kasko2go” përmes inteligjencës artificiale regjistron stilin individual të vozitjes dhe numrin e kilometrave të kaluar, transmeton albinfo.ch. Sipas prodhuesit, ky aplikacion në këtë mënyrë bën edhe vlerësimin e rrezikshmërisë individuale të ngasësit konkret të makinës.

Dhe ja këtu vimë te shqiptarët nga titulli i tekstit. “Shqiptarët do të duhej ta përdornin këtë aplikacion pasi që ata paguajnë premi deri 95% më të larta të sigiurimit të makinave”, ka thënë shefi i marketingut i Kasko2go për 20 minuten.

Ndërsa ajo që dihet dhe për të cilën ka shkruar disa herë edhe albinfo.ch, kompanitë e sigurimit të makinave, dallimin në çmimin e sigurimit në baza nacionale e arsyetojnë me vlerësimin e rrezikshmërisë në ngasje të makinave që karakterizon nacionalitetet e ndryshme. Më së rëndi kjo i godet shqiptarët, të cilët për sigurimin e njëjtë paguajnë shumë më tepër se zviceranët.

 

Sipas tabelave që paraqesin lartësinë e pagesës së sigurimit të automjeteve në Cyrih, Lozanë deh Bellinzona.

Në gjithë botën Kasko2go ka deri tashmë shumë se 15.000 klientë që e shfrytëzojnë këtë sistem.