Lajme

Kuzhinieri shqiptar në listë me 150 Shefat më të mirë në kulinarinë botërore

Kuzhinieri Ravajol Hasani, jeton dhe ushtron profesionin e tij në Qipro, transmeton albinfo.ch.

Ai ka një eksperiencë të gjatë në fushën e gastronomisë dhe është vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare si “Luga e argjendtë”, “Kapelja e artë”, “Kuzhinieri më i mirë për vitin 2016”.

Së fundmi, është vendosur në listën me 150 chef-at më të mirë në kulinarin botërore. Ravajoli, së fundmi është vlerësuar si Platinum ambasador për vitin 2022 nga “Best of Gastronomie International”. /Albinfo.ch