Shkurt.ch
Kuzhinieri Rexhepi i 11-ti më me ndikim në botë
Magazina e njohur "TIME" publikon çdo vit listën e 100 njerëzve me më shumë ndikim në mbarë botën
Revista e njohur TIME publikon çdo vit listën e 100 njerëzve me më shumë ndikim në mbarë botën. Gazetarët përzgjedhin çdo vit 100 persona, që mendojnë se kanë më shumë ndikim në botë, që kanë frymëzuar njerëzimin, ndonjëherë edhe për keq.
Por ajo që bie në sy është se në vendin e 11-të është shqiptari Rëne Rexhepi, kuzhinieri më i mirë në botë. Rexhepi, me baba shqiptar dhe nënë daneze mori famë për gatimet e tij në restorantin Noma në Danimarkë
Në krye të listës për këtë vit është Jeremy Lin, një basketbollist shumë i njohur, që luan për New York Knicks në NBA. I gjatë 1.91 metër, ai vlerësohet si një njeri që ka frymëzuar shumë të rinj dhe e ka fituar gjithçka ‘sipas mënyrës së vjetër’ me djersë dhe punë, shkruan gazetaonline.
Në vendin e dytë është artisti Christian Marclay. Në vend të tretë është aktorja Viola Davis, që luan së fundmi në filmin “Ekstremisht zhurmshëm dhe pabesueshmërisht afër”.
Natyrisht në listë janë edhe presidenti amerikan Barack Obama, kancelaria gjermane, Angela Merkel, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu dhe shefja e FMN-së.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










