Integrimi
Kuzhinieri numër 1 në botë: Familja e babait ka vuajtur shpesh edhe për bukë
I pyetur nëse prindërit e tij e pëlqejnë konceptin e restorantit të tij, ai thotë se babai i tij është krenar me të por ai nuk do ta kuptojë kurrë një restorant të tillë gurmanësh

“Rene Rexhepi, kuzhinieri sigurisht më i njohur në botë, rri ulur me kafe dhe ëmbëlsirë në kafe “Schumann” të Munihut. Udhëtimi nga Danimarka kishte qenë i vështirë por ai duket i shtendosur. Në fund të shkurtit ai e mbyll pas 13 vitesh punë restorantin e tij “Noma”, të shpallur katër herë më i miri në botë. Këtij restoranti i është kushtuar një film dokumentar me të njëjtin emër, i cili ka premierën në kinema më 9 shkurt”, shkruan Süddeutsche Zeitung.
Rreth dokumentarit mbi kuzhinierin e famshëm me prejardhje shqiptare nga Maqedonia, kanë shkruar edhe shumë media tjera në gjuhën gjermane.
Dokumentari e prezanton kuzhinën kulmore si një luftë të përjetshme për zhvillim të mëtejshëm dhe sukses, transmeton albinfo.ch. I pyetur nga gazetari se cila ka qenë cilësia më e rëndësishme që ia ka mundësuar të arrinte të gjitha këto, ai përgjigjet: “Një kohë të gjatë kam menduar se kjo lidhet me prejardhjen time. Unë doja t`ia dëshmoja vetes që të kisha sukses me çdo kusht. Për t`iu treguar babait dhe familjes së tij se ata nuk kishin ardhur kot nga Maqedonia në Danimarkë, nuk i keni braktisur më kot familjet tuaja dhe i keni rritur fëmijët në kurbet. Sepse, ja unë po filloj diçka në jetën time, unë po kujdesem për ju! Por ndërkohë motivimi im ka ndryshuar, përcjell albinfo.ch. Tash gëzohem të jem pjesë e ndryshimeve ne restorantin tim dhe në Kopenhagë.
I pyetur nëse prindërit e tij e pëlqejnë konceptin e restorantit të tij, ai thotë se e pëlqejnë por nëna sigurisht më tepër se babai. “Ky i fundit është krenar me mua por ai nuk do ta kuptojë kurrë një restorant të tillë gurmanësh. Ai adhuron ushqimin por, të qëndrojë ulur për tri orë në një vend ku i serviren një duzinë ushqimesh, kjo nuk është diçka për të”, përcjell albinfo.ch fjalët e Rexhepit. Ai është rritur në një varfëri të vërtetë. Familja e tij ndonjëherë nuk ka pasur as ushqim të mjaftueshëm dhe shpesh kanë munguar paratë edhe për të siguruar ngrohjen. Ai është i lumtur që ne jemi gjetur mirë. Por, ai nuk ka dëshirë të ushqehet te ne.
Rene Rexhepi ka në plan të hapë një restorant me koncept krejtësisht të ri në koloninë e njohur autonome “Christiana” të Kopenhagenit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti