Lajme

Kuvendi nxjerr rezolutë për kodin telefonik shqiptar

Rezoluta thotë se Kosova në rast të mosmarrjes së kodit të vet telefonik, të shfrytëzojë kodin telefonik të Shqipërisë +355

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash kanë miratuat të enjten një rezolutë rreth   përdorimi të tri kodeve të huaja telefonike në Kosovë, të Serbisë +381, të Monakos +377 dhe të Sllovenisë +386.

Rezoluta parasheh që Kosova në rast të mosmarrjes  së kodit të vet telefonik, të shfrytëzojë kodin telefonik të Shqipërisë +355 dhe t’i heq kodet e vendeve të tjera telefonike.

Kjo projektrezolutë e miratuar më 47 vota për, 9 kundër dhe 2 abstenime, po ashti i bënë  thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë vendim për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale që i shfrytëzon Kosova me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa, në fund thuhet se “në qoftë se kostoja e shkëputjes së kontratave aktuale valide me ofruesit e kodeve telefonike është më e lartë se sa respektimi i tyre deri në fund, këto kontrata duhet të zbatohen deri në afatin e paraparë për përfundimin e tyre dhe të mos vazhdohen më tutje”.

Kjo projektrezolutë është iniciuar nga Lëvizjes për Bashkim, me arsyetimin pasi që Kosova nuk mund të ketë kodin e vet telefonik, sepse nuk është e anëtare e OKB, të shfrytëzojë kodin telefonik të Shqipërisë dhe jo kodet telefonik të shteteve tjera