Shqipëria
Shqipëri: Kuvendi vendos seancën për shkarkimin e Presidentit Meta
Në Shqipëri me interes pritet nëse raporti i dalë nga Komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit do të jetë apo jo për votim në këtë seancë. Në mbledhjen e kaluar, anëtarët e komisionit e bënë të qartë se raporti do të dërgohet në Kuvend brenda afatit 7-ditor. Ky veprim, sipas tyre, u bë me qëllim që ai të jetë i disponueshëm për t’u përfshirë në rendin e ditës në mbledhjen më të afërt të mundshme, që përkon me seancën plenare të datës 10 qershor, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se konferenca e kryetarëve, e cila diskuton dhe përcakton çështjet e rendit të ditës, pritet të shqyrtojë dhe vendos mbi kërkesën e kreut të Komisionit hetimor parlamentar, socialistit Alket Hyseni, për përfshirjen e raportit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta në rendin e ditës, duke zbatuar edhe afatet ligjore. Fundjava i shërbeu stafit të komisionit për të vendosur në dispozicion një material me të thjeshtuar, pasi raporti i plotë është mjaft voluminoz dhe kërkon kohë për t’u njohur me të. Përpos raportit, deputetët do të kenë një material të shkurtër, mbi gjetjet që Komisioni hetimor i konsideron si fakte dhe prova, ku kreu i shtetit ka shkelur rëndë Kushtetutën.
Në rast se raporti për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta do të jetë pjesë e rendit të ditës të seancës së 10 qershorit, kjo seancëdo t’i gjejë deputetët e Kuvendit shqiptar në një situatë të paprecedentë, ku për herë të parë në 30 vjet një Parlament do të votojë për të shkarkuar një President republike. Për të shkarkuar kreun e shtetit, mazhoranca, sipas nenit 88 të Kushtetutës, duhet të marrë jo me pak 94 vota ose 2/ 3 e të gjithë deputetëve.
Nëse më 10 qershor Kuvendi voton pro shkarkimit të Presidentit Meta, përfundimisht është Gjykata Kushtetuese ajo që vendos nëse gjetjet e Parlamentit për shkelje të Kushtetues nga Ilir Meta janë të bazuara apo jo. Megjithatë, sot është radha e Konferencës së Kryetarëve të komisioneve parlamentare për datën se kur raporti për shkarkimin e Presidentit do të jetë për votim në Kuvend.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














