Kosova
Kuvendi i Kosovës zhvillon debat interesant për gjuajtjen me armë
Seanca ishte thirrur nga partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa në interpelancë u paraqit kryeministri Ramush Haradinaj
Një gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar nga Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, është bërë shkas që Kuvendi i Kosovës sot të zhvilloj një debat të ashpër me akuza e kundër-akuza ndërmjet koalicionit dhe opozitës. Seanca ishte thirrur nga partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa në interpelancë u paraqit kryeministri Ramush Haradinaj.
Vjosa Osmani nga LDK-ja ka folur për viktimat nga plumbat qorr, që kanë humbur jetën gjatë dy vjetëve të fundit, për të potencuar rëndësinë e zbatimit të ligjit dhe mos përsëritjes së rasteve të tilla.
Memli Krasniqi nga radhët e PDK-së, përderisa e dënoi veprimin e Ministrit Dardan Gashi, tha se ngjarjet e tilla nuk mund të ndalen menjëherë, kjo ngaqë është pjese e traditave dhe është mjaft e përhapur, e që gradualisht do të pësojë ndryshime. “Në qoftë se dikush më thotë se askush nga grupi parlamentar i tyre nuk ka gjuajtur me armë, unë do ju kërkoj falje” iu drejtua deputetëve Krasniqi.
Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se veprimi i Gashit dhe të tjerëve, është në kundërshtim me nenet e kodit penal dhe të etikës. Nga kjo parti pati thirrje për shkarkimin e Dardan Gashit.
“Në një vend normal pas një veprimi të tillë, ministri do të shkarkohej qysh kur ishte publikuar video. Ne kemi një situatë ku ministri e shkelë ligjin ndërsa kryeministri e arsyeton atë” tha Lumir Abdixhiku nga LDK-ja.
Kryeministri Haradinaj duke u përgjigjur në këtë interpelance tha se trajtimi i kësaj teme duhet të ktheje vëmendje kah zbatimi i ligjit, ndërsa për shkarkimin e Gashit ka thënë që është herët pasi që rasti është në procedurë ligjore.
Ky debat pati edhe momente qesharake, veçanërisht kur Glauk Konjufca nga VV-ja komentoi natën e gjuajtjes me armë, për të cilën tha nuk arsyetohet në asnjë mënyrë, nga askush, e sidomos nga zyrtarët e lartë të shtetit raporton KKosova.
“Por ta them të drejtën, unë nuk e arsyetoj, por e kuptoj Dardan Gashin. Në ato tubimet plot mish e raki, ku shahirat prejnë e grijnë, e ku burrëria shprehet në mënyrën e gjuajtjes me armë, bëhet njeriu edhe pa qenë trim fare. Kur i sheh të tjerët duke gjuajtur, thotë me vete: ‘Çka kam unë që të mos gjuaj?’” deklaroi Konjufca.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











