Kosova
Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën kundër ndotjes së ajrit
Rezoluta e harmonizuar mes grupeve parlamentare, në thelb ka vendosjen e ambientit si prioritet i Qeverisë së Kosovës për periudhën e ardhshme.
Pas ngritjes së alarmit për ndotjen e ajrit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot një rezolutën 19 pikësh, e cila kërkon që ambienti të jetë prioritet i lartë për Qeverinë e Kosovës, ndërsa të ndërpritet urgjentisht ngrohja e shtëpive me thëngjill. Rezoluta ka marrë mbështetjen e të gjitha grupeve parlamentare, ndërsa për kanë votuar 73 deputetë.
Deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi-Dragusha ka paraqitur rezolutën e harmonizuar mes grupeve parlamentare, e cila në substancë ka vendosjen e ambientit si prioritet i Qeverisë së Kosovës për periudhën e ardhshme.
Në tri pikat e para kërkohet që: “Mbrojtja e ambientit të shndërrohet në prioritet shtetëror të Qeverisë së Republikës së Kosovës; Qeveria e Kosovës të rishikohet dhe plotësohet me masa shtesë në Strategjinë për mbrojtjen e mjedisit brenda gjashtë mujorit të parë të këtij viti; Të vendosen elektorfiltrat e cilësisë së duhur në termocentralet e KEK-ut deri në fund të vitit kalendarik 2018”.
Po ashtu ndër pikat e rezolutës janë edhe: kontrolli i cilësisë së karburanteve dhe gazit sipas ligjeve në fuqi dhe të sigurohen kapacitetet e duhura deri në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2018 për të siguruar kontroll cilësor.
“Të ndahet buxhet për izolimin e ndërtesave publike, me prioritet objektet e institucioneve shëndetësore dhe arsimore për të siguruar efiqiencë të energjisë, ngrohje të mjaftueshme dhe ambientaliasht të pranueshme; Qeveria të merr vendim për ndalimin e thëngjillit për ngrohje në ndërtesa kolektive; Të ndërmerren hap konkret për lidhjen në gazsjellës të Shqipërisë, i cili krijon mundësinë e përdorimit të gazit që do të kishte përfitime mjedisore dhe ekonomike”. Janë disa nga pikat e rezolutës.
Ndryshe, reagimi i ligjvënësve kosovarë ka ardhur pasi Ambasada Amerikane në Prishtinë ngriti shqetësim për ndotjen e ajrit, i cili, sipas tyre kalon parametrat normal. Si preventiv, Komuna e Prishtinës dhe dy dikastere qeveritare vendosën ndalimin e automjeteve nëpër kryeqytet, si dhe masa të tjera kundër shitjes së thëngjillit.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











