Shkurt.ch
Kuvendi i Shqiptarëve: “Diskriminimi ndaj shqiptarëve,në rritje”
Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Racizmit, Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës në një deklaratë për medie ka shprehur shqetësimin për diskriminimin në rritje ndaj komunitetit shqiptar dhe komuniteteve të tjera në Zvicër
“Të gjitha qeniet njerëzore lindin të lira, me dinjitet dhe me të drejta të barabartë”. Kështu thuhet në artikullin e parë të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.
Përgjegjësia e përbashkët për të nxitur dhe për të mbrojtur këtë ideal na kujtohet çdo vit në Ditën Ndërkombëtare Kundër Racizmit, më 21 mars”, thuhet në deklaratën e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës.
Më tej në komunikatë thuhet se për fat të keq ky ideal nuk është mbrojtur nga të gjithë në Zvicër. Në të kundërtën, sipas tyre, diskriminimi është më i theksuar kohët e fundit ndaj grupeve të të huajve në Zvicër.
“Gjatë raportimit të medieve shpesh stigmatizohen grupe të tëra njerëzish për shkak të përkatësisë së tyre etnike”, thuhet në këtë deklaratë.
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës është shqetësuar me rritjen e diskriminimit, stigmatizimit dhe racizmit ndaj komunitetit shqiptar në Zvicër.
“Dy ditë më parë në media është raportuar sesi një njeri në moshë mesatare në një tren nga Luzerni për Giswil, në një bisedë të gjatë është filmuar duke shprehur urrejtjen ndaj shqiptarëve të Kosovës. Sipas deklaratës së avokatit, David Gibor, dhënë për “20minute”, ky njeri ka kryer një vepër penale për disa prej deklaratave të tij. Kundër personit në fjalë tashmë është deponuar një padi penale”, thonë në Kuvendin e Shqiptarëve të Zvicrës.
“Kuvendi i Shqiptarëve vlerëson lart diversitetin si një pasuri të çmuar të Zvicrës dhe është i angazhuar për një bashkëjetesë në këtë diversitet në përputhje me të drejtat dhe detyrimet që janë të mbrojtura për të gjithë”, tha Avni Binaku, sekretar i Kuvendit.
“Diskriminimi dhe ksenofobia janë akte përjashtuese. Prandaj racizmi nuk kanë vend në Zvicër”, thotë Binaku për albinfo.ch.
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës i ka bërë thirrje Qeverisë së Zvicrës që të marrë masa ndaj medieve që diskriminojnë gjatë raportimeve të tyre imigrantët, sidomos komunitetin shqiptar. Njëkohësisht i bën thirrje Qeverisë që të implementojë ligjet kundër diskriminimit.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










