Lajme
Kuvendi i ri i Kosovës me shumë befasi (lista e plotë)
Nga listat e publikuara nga koalicionet dhe partitë politike, shihet se Kuvendi i ri i Kosovës, do të përbëhet nga shumë emrat të rinj, sikurse në të nuk do të duken disa deputetë veteranë

Edhe pse akoma nuk janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kandidatët që kanë fituar garën zgjedhore për deputetë, nga listat e publikuara nga koalicionet dhe partitë politike, shihet se Kuvendi i ri i Kosovës, do të përbëhet nga shumë emrat të rinj, sikurse në të nuk do të duken disa deputetë veteranë.
E veçanta është se në Kuvendin e Kosovës do të jenë emrat e rinj që kanë ardhur nga bota e medieve, biznesit, por edhe nga jeta akademike. Ndërsa nuk do të jenë disa nga deputetët të cilët kanë qenë për pesë mandate në Kuvendin e Kosovës, e që konsiderohen fytyra të vjetra dhe të konsumuara nga politika.
Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë, ndërsa 20 prej tyre u takojnë minoriteteve: 10 komunitetit serb dhe 10 komuniteteve tjera: turqve, boshnjakëve, goranëve, ashkalinjve, romëve, egjiptas dhe malazezëve. Ndërsa 100 deputetë do të ndajnë partitë dhe koalicionet shqiptare. Lista Serbe, që dirigjohet nga Beogradi, paralajmëron të jetë më radikale dhe po ashtu më e fuqishme (nga 10 që u takojnë serbëve, 9 janë të Listës Serbe).
KQZ ka paralajmëruar se deri më 25 qershor do të kryejë procedurat e numërimit të votave që do të japin rezultatet preliminare për deputetët e rinj, ndërsa për listat e publikuara deri tash thekson se nuk kanë dalë prej saj. Janë të subjekteve që kanë marrë pjesë në zgjedhje, sqarojnë.
Ndryshe, sipas të dhënave jozyrtare, të publikuara nga medie, rezulton se Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën (PAN) kanë fituar 39 vende, koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa (LAA) 30 vende, ndërsa Vetëvendosje, që garoi e vetme – 31 deputetë.
Nga kjo garë dolën më të fituarat Vetëvendosje, që dyfishoi numrin e deputetëve, sikurse edhe Nisma për Kosovën që e rriti elektoratin për 40 për qind.
Bie në sy se në listat e deputetëve të përbërjes së re nuk do të jenë disa nga emrat që në legjislaturat e kaluara konsideroheshin figura të rëndësishme të subjekteve që i përfaqësonin.
Legjislaturës së re do t’i mungojnë Hajredin Kuçi, ish- zëvendëskryeministri i Kosovës si dhe Arsim Bajrami, ministër i Arsimit. Të dy këta ishin njerëzit më besnik të ish0kryetarit të PDK-së tanimë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Po ashtu nga kjo parti në Kuvend nuk do të jenë as ish-guerilët dhe komandantët e UÇK-së, Abdyl Imeri, Bislim Zogaj, Nait Hasani, Rafet Rama, Shaip Muja e Hajdar Beqa, po ashtu as Nuredin Lushtaku, Naim Fetahu, Fadil Beka, Besim Beqaj, Adem Grabovci, Nehat Baftiu, Agim Çeku, Fatmir Shurdhaj e Salihe Mustafa.
Ndërsa nga subjekti i LDK-së do të mungojnë deputetët e legjislaturës së kaluar: Skënder Hyseni ministër i Punëve të Brendshme, akademiku Sabri Hamiti, Ali Sadriu, Sali Morina, Doruntina Maloku, Muhamet Mustafa, Nuredin Ibishi, Njomza Emini dhe Melihate Tërmkolli.
Albinfo.Ch do ta publikoj të plotë një pjesë të listës së kandidatëve që kanë kaluar pragun për të qenë deputetë të rinj të nomenklaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës.
Lista e PAN-it:
PDK:
Kadri Veseli – PDK
Sala Berisha- Shala – PDK
Enver Hoxhaj – PDK
Mergim Lushtaku – PDK
Memli Krasniqi – PDK
Elmi Reçica – PDK
Ganimete Musliu – PDK
Agim Aliu- PDK
Evgjeni Thaçi – Dragusha- PDK
Andin Hoti – PDK
Fatmir Xhelili – PDK
Blerta Deliu- Kodra – PDK
Xhevahire Izmaku – PDK
Bekim Haxhiu – PDK
Flora Brovina – PDK
Abdyl Salihu – PDK
Mexhide Mijaku- Topalli – PDK
Xhavit Haliti – PDK
Safete Hadërgjonaj – PDK
Zenun Pajaziti – PDK
Nezir Çoçaj – PDK.
AAK:
Ramush Haradinaj – AAK
Daut Haradinaj – AAK
Time Kadrijaj –AAK
Teuta Haxhiu – AAK
Shkumbin Demaliaj –AAK
Rrustem Berisha –AAK
Ahmet Isufi –AAK
Rasim Selmanaj –AAK
Blerim Kuçi –AAK
Pal Lekaj- AAK
NISMA:
Fatmir Limaj – Nisma
Haxhi Shala – Nisma
Zafir Berisha –Nisma
Bilall Sherifi –Nisma
Milaim Zeka –Nisma
Albulena Balaj- Halimaj –Nisma
Valdete Bajrami –Nisma
Enver Hoti – Nisma
Lista e LAA:
LDK:
Avdullah Hoti
Vjosa Osmani
Driton Selmanaj
Anton Çuni
Lumir Abdixhiku
Kujtim Shala
Lutfi Zharku
Arben Gashi
Ramiz Kelmendi
Teuta Rugova
Valentina Bunjaku-Rexhepi
Ismet Beqiri
Haxhi Avdyli
Fidan Rekaliu
Arban Abrashi
Lirie Kajtazi
Armend Zemaj
Naser Rugova
Imet Rrahmani
Naser Osmani
Hykmete Bajrami
Haki Demolli
Blerim Grainca
Besa Gaxherri
Vebi Imeri
Mirijeta Kalludra
Sokol Havolli
Nexhat Ramadani
Bardhyl Meta
Mimoza Kusari Lila
Ilir Deda
AKR:
Behgjet Pacolli
Labinot Tahiri
Korab Sejdiu
Islam Pacolli
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
Tarifat austriake të strehimit: Cilat janë rregullat kur menaxherët e pronave rrisin kostot? Nëse administratori i pronës suaj ka rritur tarifat mujore pa shpjegime, ligji austriak u jep atyre...
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?
-
Austriakët pinë mbi 1000 filxhanë kafeje në vit