Lajme
Kuvendi i Kosovës, hapi dyert për bashkatdhetarët
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka hapur sot dyert për të gjithë bashkatdhetarët, duke u mundësuar atyre që të vizitojnë mjediset e institucionit më të lartë legjislativ dhe të takohen me deputetë e të gjitha grupeve parlamentare
Disa qindra bashkatdhetarë kanë vizituar sot Kuvendin e Kosovës, i cili ka hapur dyert për diasporën. Bashkatdhetarët janë njohur nga afër me ambientet e punës në Kuvend, detyrat dhe mënyrën e funksionimit të tij, si dhe janë takuar me deputetë të grupeve të ndryshme parlamentare që funksionojnë në Parlament.
dhe përfaqësues të vendit, dhe të takohen me deputetë.
Në këtë aktivitet tradicional të hapjes së dyerve të Kuvendit, kryeparlamentari Kadri Veseli tha se bashkatdhetarët i sheh si faktor tejet të rëndësishëm për zhvillimin e vendit.
“Bashkatdhetarët jetojnë me ne, me të arriturat tona, vështirësitë dhe sakrificat tona. Jetojnë me shpirt në Kosovë dhe duan ta shohin Kosovën të zhvilluar e të përparuar”, ka vlerësuar kryeparlamentari Veseli.
Hapjen solemne të aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend”, ndërkaq, e bëri kryetari i Forumit për transparencë parlamentare, deputeti Zenun Pajaziti.
Duke i përshëndetur të gjithë mërgimtarët e pranishëm, Pajaziti tha se ky aktivitet, për të dytin vit radhazi, organizohet sipas vullnetit të Kuvendit, por edhe kërkesës së vet mërgimtarëve.
“Është ky një moment për të kujtuar punën e palodhshme dhe aktivitetin e pazëvendësueshëm të mërgatës sonë. Ju jeni padyshim pjesa më e rëndësishme e lirisë që ne sot e gëzojmë, e institucioneve dhe e shtetit të Kosovës. Ju keni vazhduar të rindërtoni Kosovën dhe po bëheni pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e zhvillimit tonë”, theksoi deputeti Zenun Pajaziti.
Anëtari tjetër i këtij forumi, deputeti Sali Morina, tha se diaspora ishte pjesë e pandashme e ndërtimit institucional dhe shtetëror të Kosovës, në secilën fazë, ndërsa shfaqi shpresën që kontakti midis bashkatdhetarëve dhe deputetëve do të jetë i pandërprerë.
Edhe deputetja e opozitës, Shqipe Pantina, po ashtu anëtare e Forumit për transparencë, e konsideroi diasporën arterien kryesore e cila po e mban gjallë jetën në Kosovë, dhe jo vetëm financiarisht. Ajo tha se bashkatdhetarët janë shembulli më i mirë se dashuria për atdheun nuk mbaron asnjëherë dhe e cila duhet të tregohet në çdo situatë.
Bashkatdhetarët, nga ana e tyre, u shprehën të kënaqur që po u ofrohet mundësia të shohin nga afër ambientet e institucionit ku diskutohen dhe merren vendimet më të rëndësishme për qytetarët, si dhe të takohen me përfaqësuesit e tyre të zgjedhur.
Aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend”, i cili po mbahet nën kujdesin e kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe të Forumit për transparencë parlamentare, vazhdon edhe nesër, më 22 korrik, nga ora 10:00 – 16:00.
“Propozimet dhe vërejtjet e tyre, do të jenë pjesë e politikës shtetërore që mërgatën tonë ta kthejmë në njërin ndër faktorët më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe integrimit evropian të saj”, ka shkruar kryeparlamentari i Kosovës dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











