Lajme
Kuvajti do të njohë së shpejti shtetin e Kosovës
Krasniqi: Mua më ka njoftuar kryeministri i Kuvajtit se udhëzimet e princit të Kuvajtit kanë qenë dhe janë drejt njohjes së Kosovës"

Kryetari i Asamblesë Nacionale të Kuvajtit, Jasem Mohamad Al Kharafi, ka paralajmëruar në Prishtinë, se vendi i tij shumë shpejt pritet ta njohë zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.
Ai këto komente i bëri pas takimit që pati me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, të cilit i ka konfirmuar se Qeveria e Kuvajtit shumë shpejt do ta njohë realitetin e ri të krijuar në vendin tonë.
“Mua më ka njoftuar kryeministri i Kuvajtit se udhëzimet e princit të Kuvajtit kanë qenë drejt njohjes së Kosovës dhe janë drejt njohjes së Kosovës, dhe në ditët e caktuara të ardhshme do të jetë edhe njohja e Kosovës zyrtarisht”, ka thënë ai.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka theksuar se edhe vizita e delegacionit të Kosovës në maj të këtij viti bërë Parlamentit të Kuvajtit, por edhe vizita e sotme e delegacionit parlamentar kuvajtjan tregon për miqësinë e cila po ndërtohet në mes dy vendeve.
“Mund të them se Parlamenti i Kuvajtit e ka njohur Kosovën. Natyrisht ne presim që Qeveria që është përgjegjëse për ta zyrtarizuar ose formalizuar njohjen e pavarësisë të ndodhë së shpejti dhe kështu do të hapen rrugët edhe të formalizmit edhe bashkëpunimit ne mes të dy vendeve dhe dy popujve”, ka thënë Krasniqi.
Gjatë këtij takimi Krasniqi dhe Kharafi kanë biseduar për bashkëpunimin parlamentar të të dyja shteteve, për të kompensuar kohën e humbur para njohjes së Kosovës në mënyrë që këto marrëdhënie të forcohen dhe të fillojnë të përforcohen pas njohjes së Kosovës.
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm” Ujërat e banjës së Austrisë kanë rënë nga vendi i dytë në të katërtin në një...
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini