CH-Ballkani
Kushtetuesja pezullon zgjedhjen e Mustafës kryeparlamentar
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar vendimin për zgjedhjen e Isa Mustafës, kryetar të Kuvendit të Kosovës. Masa vlen deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar vendimin e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e Kryetarit të Parlamentit. Ky pezullim vlen derisa kjo Gjykatë të marr vendim përkitazi me kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës, në seanca kur u zgjodh Mustafa ishte apo jo legjitime.
Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.
“Të mërkurën, më 23 korrik 2014, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi rastin KO119/14, të parashtruar nga Xhavit Haliti dhe 29 deputetë tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Gjykata ka nxjerrë dhe ka publikuar Vendimin për Masë të përkohshme, me të cilën pezullon Vendimin për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit më 17 korrik 2014”, thuhet në vendim.
Gjykata me këtë rast obligon, Kuvendi të përmbahet nga çfarëdo veprimi deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese reagoi koalicioni LDK, AAK Nisma, e cila masën e pezullimit të vënë sot nga Kushtetuesja, në rastin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës më 17 Korrik 2014, e konsideron një masë standarde në raste të tilla.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











