Shkurt.ch
Kush shkel ligjin si i mitur, rrezikon më shumë ta shkelë edhe si i rritur
Te personat të cilët në moshën para pjekurisë (pa i mbushur 18 vjet) janë dënuar katër herë, rreziku për përsëritje të delikteve ngrihet në 65 për qind!
Të rinjtë, të cilët më parë, si të mitur janë regjistruar si delinkuentë, kanë më shumë gjasa që edhe si të rritur të bien në kundërshtim me ligjin. Në një përfundim të tillë ka ardhur një analizë e Zyrës Federale për Statistikë, e publikuar sot, shkruan srf.ch.
Ekspertët e zyrës së përmendur kanë hulumtuar 6649 persona të vitit të lindjes 1992, të cilët në moshën e miturisë kanë bërë shkelje ligji, transmeton albinfo.ch. Kryesisht bëhet fjalë për shkelje të rregullave të komunikacionit dhe për delikte droge.
Sipas studimit, te të rinjtë të cilët si të mitur janë dënuar vetëm një herë penalisht, rreziku për recidivizëm (shkelje të serishme të ligjit) është 20 për qind më i madhe se te ata që nuk janë dënuar asnjëherë. Ndërsa te personat të cilët në moshën para pjekurisë (pa i mbushur 18 vjet) janë dënuar katër herë, rreziku për përsëritje ngrihet në 65 për qind!
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










