Lajme
Kush qëndron pas atentatit ?!

Para se të kryente aktin makabër në aeroportin e Frankfurtit, fundamentalisti islamik kishte thirrë “Allahu Ekber” dhe më pas kishte qëlluar në dy amerikanët. Qëllimi i tij ishte që të vriste amerikanë. Arif Uka (21), të mërkurën vrau dy ushtarë amerikanë në aeroportin e Frankfurtit dhe dy të tjerë i plagosi rëndë.
Viktimat e Ukajt kanë qenë duke pritur autobusin në terminalin 2 të aeroportit. Një ushtar ishte duke pirë një cigare, tjetri ishte duke kthyer karrocën e bagazhit në depo. Së bashku me 15 ushtarë të tjerë, ata prisnin autobusin me të cilin do të shkonin deri në bazën ushtarake amerikane në Rammstein.
Sipas të përditshmes gjermane “Spiegel Online”, me qëndrimin e tij nervoz, ai u kishte rënë në sy forcave të sigurisë. Përpos armës, ai me vete kishte pasur edhe sasi të madhe municioni. Hetuesit gjermanë supozojnë se Uka ka pasur në shënjestër amerikanët me paramendim. Ende është duke u hetuar nëse Uka ka qenë anëtar i ndonjë qelize terroriste dhe nëse vrasja është ndonjë akt terrorist.
Sipas një zëdhënësi të policsë gjermane, Uka ka mund të veprojë edhe si një “autor i hutuar individual”. Xhaxha i Arifit, përmes mediave ka deklaruar se nipi i tij në Gjermani ka jetuar si një mysliman i praktikuar. Në faqen e tij në Facebook, Arifi kishte shënuar “Forca e syve të frikacakut, nuk mund të qetësojë asnjëherë”.
Lidhur me krimin, ka reaguar edhe kryetari amerikan Barak Obama, i cili në Uashington, me keqardhje dhe i hidhëruar deklaroi: “Nuk do të kursejmë asnjë përpjekje që të arrijmë në përfundim se si ka ardhur deri te ky akt makabër. Së bashku me hetuesit gjermanë do të përpiqëemi që autorët e krimit të japin llogari”.
Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel është tmerruar nga akti i kryer dhe ka paralajmëruar se do të ndërmerret gjithçka për të zbuluar se si ka ardhur deri te akti i shëmtuar. Për herë të fundit, ushtarët amerikanë në Gjermani janë sulmuar në vitin 1986, me ç‘rast në një diskotekë në Berlin, kishte eksploduar një granatë. Atëherë, vdekjen kishin gjetur dy ushtarë amerikanë dhe një turke, ndërsa 230 persona ishin lënduar.
E-Diaspora
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota Partia Socialiste vazhdon të kryesojë me një diferencë të thellë edhe me votat e diasporës. Sipas...
-
Një shqiptar zgjidhet nënkryetar i komunës Wylie, në Texas të SHBA-së
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri