Koronavirusi: çast pas çasti
Kush nuk e përhap virusin
Autoritetet koreano jugore kanë rishikuar udhëzimet që rekomandonin se pacientët e shëruar nga koronavirusi, dhe që ishin liruar nga spitalet, t’i nënshtroheshin dy javëve të tjera karantinë
Risia vjen pas një studimi, i cili ka evidentuar se pacientët e shëruar, por që rezultojnë sërish pozitivë, nuk mund të infektojnë më të tjerët. Kjo, pasi testet kanë pikasur fragmente të virusit tashmë të vdekur.
Ka qenë qendra koreane për kontrollin e sëmundjeve ajo që ka kryer verifikimet mbi 108 raste dhe ka bërë hetime epidemiologjike në 285 raste.
Qëllimi ishte që të përcaktohej nëse pacientët duhet të hynin në karantinë për 14 ditë pasi të dilnin nga spitali.
Drejtori i kësaj qendre, ka shpjeguar se shkencëtarët nuk janë në gjendje të shpjegojnë sidoqoftë përse disa pacientë, edhe pse të shëruar, vazhdojnë të rezultojnë pozitivë për koronavirusin, transmeton TCH.
Ajo që ata kanë konfirmuar tashmë, është fakti se ata nuk janë më shpërndarës të virusit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













