Shkurt.ch

Kush kujdeset për familjarë të sëmurë, mund të marrë pushim me pagesë

Të punësuarit që marrin këtë pushim, do të marrin edhe më tutje pagën e tyre të rregullt, ngjashëm me gratë në pushimin e lehonisë

Të gjithë ata të punësuar që kanë ndonjë pjesëtar të familjes për të cilin nevojitet kujdes të veçantë, mund të marrin pushim ose pauzë nga vendi i punës. Ndërsa prindërit që kanë fëmijë të sëmurë rëndë mund të marrin pushim të zgjatur të kujdestarisë, shkruan srf.ch.

Kjo thuhet veç tjerash, në një vendim që e ka marrë sot në parim dhe e ka publikuar Këshilli Federal.

E re në këtë vendim është se të punësuarit që marrin këtë pushim, do të marrin edhe më tutje pagën e tyre të rregullt, transmeton albinfo.ch. Këshilli Federal te rasti i pushimit të kujdestarisë sheh një model të ngjashëm me atë të pushimit të lehonisë për nënat.

Krahas masave ligjore që duhen ndërmarrë në këtë drejtim, qeveria parasheh edhe zgjerimin e ofertës për shkarkim. Ajo që mbetet të sqarohet është se çfarë ndikimi do të ketë ky rregullim i ri te punëdhënësit.