Lajme
Kush janë kandidatët kryesorë për të fituar çmimin Nobel për Paqe?
Disidenti rus Alexei Navalny, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe aktivistja suedeze për klimën Greta Thunberg janë ndër të nominuarit kryesorë për Nobelin e Paqes këtë vit.
Sipas të dhënave të agjencisë së lajmeve Reuters, Greta Thunberg u emërua si një nga njerëzit në pararojë të luftës kundër ndryshimit të klimës.
Navalny, i nominuar nga akademikët rusë, është emëruar për përpjekjet e tij për demokratizimin paqësor të Rusisë.
Beteja kundër COVID-19 vazhdon që të mbetet në qendër të nominimeve, dhe një emërim përfshin dhe aleancën e COVAX për aksesin e vaksinës ndaj vendeve të varfra, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Propozime të tjera përfshijnë lirinë e informacionit, me nominime të tilla si Komiteti Amerikan për Mbrojtjen e Gazetarëve, gazetarin e mëparshëm të “Charlie Hebdo” Zineb el Rhazoui, ëebsite i lajmeve të Hong Kong-ut “Free Press” si dhe reporterët pa kufij të bazuar në Paris.
Në nominime është përfshirë edhe Donald Trump, NATO dhe agjencia për refugjatët e Kombeve të Bashkuara.
Mijëra njerëz, duke filluar që nga përfaqësuesit e parlamenteve të ndryshme nëpër botë dhe fituesit e mëparshëm, janë të lirë që të propozojnë kandidatë.
Megjithatë, Komiteti Norvegjez për Nobelin, i cili vendos për fituesin, nuk komenton mbi nominimet, dhe i mban sekret për 50 vjet emrat e fituesve dhe të nominuarve të cilët nuk kanë fituar.
Ata që nominojnë mund të zgjedhin që të tregojnë të preferuarin e tyre.
Ndërkaq, fituesi i Nobelit për paqen do të shpallet në tetor të këtij viti.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












