Kush i numëron votat?

Në orën 12 u mbyllen dyert e qendrave të votimit në të gjithë Zvicrën, dhe tashmë ka filluar numërimi i votave

Por, kush ka të drejtë t’i numëroj votat? Procesi zgjedhor në Zvicër dallon nga kantoni në kanton. E vetmja gjë e përbashkët është se numëruesi i votave duhet të jetë shtetas zviceran dhe duhet të jetë mbi moshën 18 vjeçare.

Kantoni i Baselit,  para zgjedhjeve mbledh një grup prej 400 njerëzve, që do të angazhohen në numërimin e votave. “Shumica janë qytetarë të interesuar për politikën, shpesh ka edhe studentë”, thotë Daniel Orsini, kreu i zgjedhjeve dhe referendumeve në këtë kanton.Në kantonin e Bernës, numëruesit duhet të jenë në detyrë 2 deri 4 vjet. Kushdo që refuzon pa ndonjë arsye, mund të gjobitet, thonë zyrtarë zgjedhor.

Në qytetin e Cyrihut përdoret makina për numërim bankënotave, e cila regjistron vetëm listat të pandryshuar, pjesa tjetër duhet të numërohet me dorë. Çfarë e bën më të vështirë numërimin, është ndryshimi në rritje i listave zgjedhore.

Falë votimit nëpërmjet postës, në disa kantone, disa prej fletëve të votimit janë të numëruara përpara mbylljes së qendrave të votimit. Kështu që  në kantonet e Baselit, Bernës, mbetet shumë punë për t’u bërë të dielën.