E-Diaspora
Kush është shqiptari që furnizon me drogë Birminghamin në Angli
Bandat nga vendi i Ballkanit janë përpjekur të kontrollojnë tregun fitimprurës të kokainës në këtë qytet

Mafia shqiptare vijon të mbetet një problem në tregun ndërkombëtar sa i përket tregtimit të kokainës. Këtë herë vetë policia britanike në Birmingham është hedhur në sulm për luftuar mafinë shqiptare.
Bandat nga vendi i Ballkanit janë përpjekur të kontrollojnë tregun fitimprurës të kokainës në këtë qytet gjatë viteve të fundit. Droga më e trafikuar nga kriminelët në Ballkan ka qenë heroina, kjo për shkak se dhe vendndodhja e tyre ishte në shtegun e opiumit, nga Afganistani në Evropë.
Por tashmë shqiptarët kanë zbuluar se fitime shumë më të mëdha mund të bëhen me kokainën. Mbretëria e Bashkuar ka një treg të bollshëm të kokainës, kështu që ata janë tërhequr për të trafikuar në këtë vend. Londra është qendra kryesore e tyre, por ato janë krijuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë edhe Birmingham-in.
Në vitin 2018 burgoset Erald Mema, koka e një bande shumë të sofistikuar për shitjen e kokainës.
Vitin e kaluar, gangsteri shqiptar Erald Mema, i cili kryesonte një grup kokaine shumë milionë dollarësh në Mbretërinë e Bashkuar, u burgos për 25 vjet. Ai ishte përgjegjës për drejtimin e një bande shumë të sofistikuar dhe të organizuar dhe furnizoi me kokainë, të një cilësie dhe pastërtie të lartë tregun britanik.
33-vjeçari drejtoi një rrjet, i cili tregtonte drogë nga Birmingham, në Oksford, Londër dhe Bristol.
Ai u dënua për dy komplote për të furnizuar me kokainë midis 1 qershorit 2016 dhe 2 dhjetorit 2016.
Arrestohen 2 shqiptarë në vitin 2016 me 120,000 £ kokainë
Gjithashtu në vitin 2016 shtetasit shqiptarë Bekim Domi dhe Shkëlqim Dardha u burgosën pasi u kapën me 120,000 £ kokainë, në Birmingham.
Policia rrugore britanike kishte parë një automjet të klasit E, duke bërë manovra të dyshimta, në Birmingham dhe kishin vendosur ta ndiqnin atë më 28 janar në 2016.
Ata vendosën të kontrollonin automjetin, pasi ndaloi në Corley Services. Pas kontrollit u arrestuan shqiptarët dhe u sekuestrua kokaina.
Një qen antidrogë zbuloi gjithashtu dy ‘tulla’ të mëdha me kanabisi të fshehura në bagazhin e makinës.
Kur oficerët intervistuan shqiptarët në stacion, Domi dhe Dardha, të dy 25-vjeçarë, që jetojnë në Acton dhe Brent Cross, u përpoqën të kalonin fajin tek njëri-tjetri.
Më vonë ata u dënuan me 4 vjet dhe 8 muaj burgim, pasi pranuan se kishin drogë me qëllim furnizimin e Leamington Justice Center.
Agjencia e krimit në Mbretërinë e Bashkuar tha se janë duke u thurur operacione për luftimin e bandave
National Crime Agency (NCA) përqendrohet në grupe shumë të organizuara të krimit, që merren me trafikimin e njerëzve, armëve të zjarrit, korrupsionin dhe pastrimin e parave.
Një zëdhënëse e NCA tha për BirminghamLive se agjensia po ndërthur operacione për të luftuar bandat.
Zëdhënësi tha: “Kriminelët nga Shqipëria kanë krijuar një profil të lartë dhe një shkallë të ndikimit brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar (dhe) po zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimit, me qasje të konsiderueshme në tregun e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainë.
NCA kombinon mbledhjen e inteligjencës dhe aktivitetin operacional për të synuar grupet e organizuara të krimit për të cilët droga është vetëm një burim të ardhurash dhe që përdorin fitimet për të mbështetur forma të tjera të krimit.
Kjo përfshin trafikimin e njerëzve, trafikimin e armëve të zjarrit, korrupsionin dhe pastrimin e parave, të gjitha këto shkaktojnë dëme, dhunë dhe shfrytëzim, rapoton Ora, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator” "Islami shqiptar në Zvicër, i cili normalisht konsiderohet liberal, po bëhet gjithnjë e më konservator. Në...
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
-
Shqiptarja nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA
-
“Tri Net Film Fest” kthehet për herë të katërt në Freienstein
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë