Kosova
Kush është Ozkan Ulutas, komandant i ri i KFOR-it në Kosovë?
Turqia merr komandën e KFOR-it
Nga sot zyrtarisht trupat e NATO-s në Kosovë do të udhëhiqen nga gjenerali turk, Ozkan Ulutas, përcjell albinfo.ch.
Por, kush është gjenerali Ulutas, nga vjen dhe cila është karriera e tij e deri tanishme?
Lexoni më poshtë historikun e komandantit të ri të KFOR-it, Ozkan Ulutas, e cila u është shpërndarë sot mediave pas ceremonisë së mbajtur në kampin “Film City”, në Prishtinë:
“Gjeneralmajor Ozkan Ulutas ka lindur në vitin 1967 në Salihli të Manisës. Ka mbaruar shkollën e mesme ushtarake Kuleli në vitin 1985 dhe Akademinë Ushtarake Turke në vitin 1989.
Në karrierën e tij ushtarake ka mbajtur poste të ndryshme të rëndësishme, si komandant, shef shtabi, oficer shtabi dhe drejtues në shtabe dhe institucione të ndryshme.
Gjeneralmajor ULUTAS u diplomua në Akademinë Ushtarake të Ushtrisë në vitin 2002 dhe në Akademinë e Forcave të Armatosura në vitin 2012. Gjithashtu, në vitin 2011 ai përfundoi një Kurs të Studimeve Strategjike në Republikën Popullore të Kinës. Ai është duke kryer studimet e doktoraturës në Departamentin e Historisë në Universitetin Ataturk si kandidat për doktoraturë.
Gjeneralmajor Ulutas shërbeu si vëzhgues ushtarak i OKB-së për misionin UNIKOM në kufirin Kuvajt-Irak nga viti 1999 deri në vitin 2000.
Ai gjithashtu punoi me NATO-n, duke përfshirë Komandën e Forcave të Përbashkëta (JFCNP) në Napoli, Itali nga 2005 deri në 2008, dhe Komandën Aleate të NATO-s Transformimi në Norfolk, SHBA nga 2015 në 2017.
Ai u promovua në gradën e Gjeneral Brigade më 2017 dhe shërbeu si Shef i Shtabit të Trupave të Shpejtë të Dislokueshme të NATO-s (NRDC-Turkiye) në Stamboll nga 2017 deri më 2021.
Së fundmi ai ishte shef i Departamentit të Strategjisë së Shtabit të Përgjithshëm Turk nga 2021 deri më 2023 dhe u promovua në gradën Gjeneral Major më 2023.
Gjeneralmajor Ulutas është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai flet anglisht”.
Ndryshe, gjenerali italian, Angelo Michele Ristucca, sot ia ka dorëzuar komandën e KFOR-it gjeneralit turk, në një ceremoni të mbajtur në kampin “Film City” në Prishtinë.
Mandati i komandantit të ri turk të KFOR-it do të jetë njëvjeçar.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













