Kosova
Kush është Ministri i ri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci?
Pas largimit të Armend Mehajt nga pozita e Ministrit të Mbrojtjes, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka emëruar menjëherë në këtë detyrë Ejup Maqedoncin. Por kush është njeriu që do të drejtojë me Ministrinë e Mbrojtjes në më pak se gjysmën e mandatit të qeverisë Kurti 2.
Ejup Maqedonci ka lindur më 9 maj 1977 në Prishtinë ku edhe është rritur. Në vitin 1996, ai ka migruar në Zvicër ku ka jetuar rreth dy vite. Me të ngjarë sulmi në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars 1998, Ejup Maqedonci ishte kthyer në Shqipëri më 18 mars 1998, ku pas stërvitjeve ushtarake kishte hyrë në Kosovë si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I njohur me nofkën e luftës Komandant Uki, Ejup Maqedonci ka qenë komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 153 të UÇK-së, në Zonën Operative të Llapit. Pas luftës, në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, Ejup Maqedonci ka komanduar për dhjetë vite (1999 – 2009) Batalionin e Kërkim Shpëtimit. Maqedonci ka qenë komandant i dy operacioneve të para jashtë vendit të FSK-së, të kryera në janar dhe në dhjetor të vitit 2010, në ndihmë zonave të përmbytura të Shkodrës, pas të cilave është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë atë kohë, Bamir Topi. Nga viti 2014 deri më 2018, Maqedonci ka qenë Shef i Shtabit të Brigadës së Reagimit të Shpejtë.
Ai ka përfunduar studimet në dy kolegje ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mban titujt “Master i Shkencave dhe i Arteve” nga Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (2012 – 2013) dhe titullin “Master i Studimeve Strategjike” fituar nga Kolegji i Luftës në Pensilvani më 2018 – 2019, ku kishte diplomuar si “Superior Gratuated”.
Pas kthimit në Kosovë nga ShBA-ja në vitin 2019, ai është graduar me gradën kolonel dhe nga ajo kohë e deri në fillim të vitit 2023, Kolonel Ejup Maqedonci ka qenë Shef i Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimit në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Nnjëkohësisht nga ky pozicion, ai ka shërbyer si oficer këshilltar për Mbrojtje dhe Siguri i Kryeministrit të Kosovës (2021 – 2023).
Ministri Ejup Maqedonci është Qytetar Nderi i Qytetit të Leavenworthit në Amerikë. Ai ka kryer dhjetëra trajnime ushtarake brenda dhe jashtë vendit si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Britani të Madhe, në Gjermani, në Japoni etj. Maqedonci ka shërbyer 25 vite në ushtrinë e Kosovës prej të cilës është demobilizuar më 10 korrik 2023, duke qenë në gradën e kolonelit. Maqedonci është nga Prishtina, ku edhe jeton. Ai është i martuar me Arbërie Veliun nga Prishtina, e cila gjithashtu është veterane e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Maqedonci është baba i tri vajzave.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











