Lajme
Kush do të jetë Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, kanditatët kryesorë për këtë post
Më 23 shkurt 2025, qytetarët gjermanë do të zgjedhin kancelarin e ri në zgjedhjet parlamentare. Ky proces, një nga më të rëndësishmit në demokracinë gjermane, përcakton liderin që do të udhëheqë vendin në sfidat kombëtare dhe ndërkombëtare. Por, cilët janë kandidatët kryesorë për këtë post?
Olaf Scholz (SPD): Kancelari aktual dhe një figurë me përvojë të gjatë në politikën gjermane. Scholz ka qenë ministër i Punës dhe Financave gjatë qeverisë së Merkel-it. Megjithatë, ai përballet me kritika për perceptimin si burokrat dhe mbështetje të ulët në sondazhe.
Friedrich Merz (CDU): Një kandidat konservator që përfaqëson vlerat tradicionale të Gjermanisë. Merz është avokat me një karrierë të gjatë në sektorin privat dhe njihet për angazhimin e tij ndaj kauzave të biznesit. Ai është kandidati më i moshuar për kancelar në 50 vitet e fundit.
Robert Habeck (Të Gjelbrit): Një politikan pragmatik me një stil joformal dhe afërsi me publikun. Habeck, ish-shkrimtar dhe filozof, ka fituar reputacion për qasjen e tij të sinqertë dhe fjalimet e thjeshta që shpjegojnë vendimet e qeverisë.
Alice Weidel (AfD): Një nga bashkëkryetaret e AfD-së, Weidel është një figurë kontraverse që mbron qëndrime euroskeptike dhe kritike ndaj imigracionit. Me një doktoraturë në ekonomi dhe përvojë ndërkombëtare, ajo mbetet një zë i fortë për politikat ekstreme të së djathtës.
Christian Lindner (FDP): Lideri i FDP-së dhe ish-ministri i financave, Lindner është i njohur për aftësitë e tij në komunikim dhe dashurinë për teknologjinë. Ai ka ndihmuar në riorganizimin e partisë liberale dhe vazhdon të jetë një figurë qendrore në politikën gjermane.
Sahra Wagenknecht (BSW): E njohur për retorikën e saj të fortë dhe për kombinimin e politikave sociale konservatore me ato të majta, Wagenknecht udhëheq Aleancën që mban emrin e saj. Ajo është një nga figurat më polarizuese në politikën gjermane.
Jan van Aken (Partia e Majtë): Një biolog dhe ish-inspektor i OKB-së, van Aken ka qenë deputet i Partisë së Majtë dhe aktualisht është bashkëkryetar i saj. Ai synon të rigjallërojë partinë në një kohë të vështirë.
Zgjedhjet e ardhshme do të jenë një moment vendimtar për të ardhmen e Gjermanisë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










