Integrimi
Kusari Lila vizitë katër ditore në Zvicër e Itali
Vizita e kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, në këto dy shtete është kryesisht e natyrës së ekonomisë dhe biznesit
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, nga sot e deri të premten do të qëndroj në Zvicër dhe Itali. Ajo është e angazhuar në vizita promovuese në këto dy vende, ndërsa në fukus të takimeve do të jenë afaristët e Diasporës. Kështu njofton Zyra për Informim e Komunës së Gjakovës.
Në këtë vizitë katër ditësh kryetarja e Gjakovës, takimin e parë e zhvillon me biznesmenët nga Diaspora e Kosovës në shtetin e Zvicrës. Në këtë takim kryetarja Kusari Lila do të jetë e shoqëruar edhe me Bernard Nikaj, ud i Ministrit në Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës.
“Vizita nga ana e kryetares Kusari Lila, në këto dy shtete është kryesisht e natyrës së ekonomisë dhe biznesit. Kështu edhe dita e dytë e qëndrimit të kryetares Kusari Lila në Zvicër, ka të bëjë me takime të bizneseve të suksesshëm në Zvicër”, thuhet në njoftimin për media.
Të mërkurën Kusari-Lila e shoqëruar nga përfaqësuesit e Ambasadës së Kosovës në Zvicër, do t’i vizitojë bizneset e suksesshëm në rajonin e Lucernit. “Vazhda e takimeve e kryetares së komunës Mimoza Kusari Lila në këto ditë, është mjaftë e ngjeshur”, thuhet në njoftim.
Kështu takimet e saja me biznesmen do të vazhdojnë për dy ditë edhe në Itali.
“Në shtetin Italian, Kusari Lila takimin e parë sipas agjendës do ta ketë me 3 biznese italiane në rajonin e Firenzes. Në ditën e dytë të qëndrimit të kryetares në Itali, më saktë të premten është paraparë një takim me kryetarin e Komunës së Torinos”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











