Kosova
Kurti takohet me Ali Ahmetin e Bujar Osmanin
Një orë para fillimit të takimeve në kuadër të dialogut në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po zhvillon një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, përcjell albinfo.ch.
Kurti në këtë takim është i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Besnik Bislimi dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.
Sot në Ohër do të zhvillohet raundi i ri i dialogut, ku kryeministri Albin Kurti do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në parim mbi bazën e propozimit të BE-së për dialogun.
Kurti dhe Vuçiq fillimisht do të takohen veç e veç me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borelll dhe me emisarin special për dialog, Miroslav Lajçak, për të pasuar me takimin e përbashkët.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











