Kosova
Kurti udhëton për në Paris, Zyra e Kryeministrit jep detaje
Nga qeveria japin detaje për takimet e Kurtit në Paris
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë takime me përfaqësues të lartë shtetërorë në Francë, i cili ka shkuar në Paris për Forumin e Paqes me ftesën e presidentit francez, Emmanuel Macron, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media, pa treguar nëse në Paris kryeministri Kurti do të ketë takim trilateral me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Macronin.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Paris, Francë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron. Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në diskutimet në panel të këtij forumi prestigjioz, në pritjen e organizuar nga Presidenti Macron, si dhe do të ketë takime me përfaqësues të lartë shtetërorë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Kurti ka thënë mbrëmë nëpërmjet një video-mesazhi se “ndoshta” do të takohet me Vuçiqin dhe Macron gjatë qëndrimit të tij në Paris.
“Përveç punimeve dhe darkës përgjatë këtij forumi prestigjioz, ndoshta mund të ketë edhe një takim trilateral me Presidentin e Serbisë, i cili po ashtu është ftuar atje”, ka deklaruar ai.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











