Kosova
Kurti ua lë në dorë deputetëve dërgimin e Thaçit në Kushtetuese
“Unë me të letër këmbim se kam gjetur në zyrën time por më është dhënë nga një zyrtar i NATO-s për të cilin jam falënderues”, tha ai.

Në konferencën e jashtëzakonshme për media që kryemistri Kurti ka mbajtur sot, duke folur për marrëveshjen e fshehtë të Thaçit me Kfor-in, ka thënë se është në dorën e Ligjvënësve nëse do ta dërgojnë në Kushtetuese këtë marrëveshje.
“Nuk është duke shkuar FSK-ja në veri të Ibrit, por është ish kryeministri ai që tha se nuk do të shkojë FSK-ja në një letër që nuk është bërë publike për deputetët. Tash e kanë 120 deputetë edhe opinionin ligjor edhe letrën e dërguar Osmanit, shkruan rtklive.com. Ne nuk do të ndërmarrim veprime pasi kemi marrëdhënie shumë të mira me NATO-n, por duam të jemi transparentë, është në dorën e ligjvënësve që të mund të marrin hapa të tillë, unë nuk e përjashtoj por është obligim i imi si kryeministër”, tha ai.
Kurti tha se kjo marrëveshje tregon se ideja për shkëmbim territoresh e proklamuar paska pasur zanafillë.
“Kjo marrëveshje tregon që ‘Zajednica’ dhe shkëmbimi territorial nuk janë dy gjëra të ndryshme, paskemi pasur një zbrazje të një ardhme me 19 prill 2013, kjo ishte ideja për shkëmbim territorial e paska pasur një zanafillë. Unë e publikova meqë mu bë e pamundur ta diskutojë me presidentin, po të ishte i gatshëm të takohej me mua nuk do ta publikoja pa e diskutuar me presidentin”, tha ai, transmeton E.O.
Kurti tregoi se letrën këmbimin e mori nga një zyrtar i NATO-s, e nuk e gjeti në zyrën e tij.
“Unë me të letër këmbim se kam gjetur në zyrën time por më është dhënë nga një zyrtar i NATO-s për të cilin jam falënderues”, tha ai.
Kurti ka folur edhe për marrëveshjen për hekurudhën dhe për linjën ajrore.
“Rezerva ime për përmbajtjen e atyre marrëveshjeve vjen për disa arsye, e para pasi ne ishim qeveri e re, s’mund të jem në ceremoninë e nënshkrimit kur nuk jam në origjinën e diskutimit. Për çështjen e fluturimit Prishtinë-Beograd, kam shprehur rezervat pasi aty përmendet një operator specifik”, tha ai.
Ndërsa për takimin me odën ekonomike tha se nuk e kanë diskutuar për tarifën 100%
“Me odën ekonomike biseduam për shumë çështje, fokusi nuk ka qenë tarifa 100%. Reciprociteti nuk është për hakmarrje por është për barazi, gjëja më normale dhe më e natyrshme”, tha ai.
E-Diaspora
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova Shkoi për ta vizituar të fejuarin në Gjermani, u përball me dhunë e keqtrajtim – 17...
-
Londër
Londër: Shqiptarja zgjidhet nxënësja më e mirë për vitin 2025, ftohet nga pesë universitete botërore
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA
-
Zhdukja e 13-vjeçares Arta Hajzeraj në Gjermani, Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor