Kosova
Kurti thotë se Vuçiq refuzoi ofertën e tij për vetëmenaxhim të serbëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në Ohër kishte një ofertë për “vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës, në një asociacion” që do ta hartonte dhe propozonte. Por, ai tha se këtë e refuzoi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Për këtë Kurti ka shkruar në Twitter, por nuk ka dhënë më shumë hollësi, transmeton albinfo.ch.
Në një postim në Twitter, Kurti ka përmendur këtë refuzim të Vuçiçit, duke i rikujtuar edhe refuzimet e tjera të presidentit serb për të nënshkruar Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt, si dhe aneksin për zbatimin e kësaj Marrëveshjeje, më 18 mars në Ohër.
“Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe para se të refuzonte sërish nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 marsit, Presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare të vetëmenaxhimit për serbët, në një shoqatë që unë do ta hartoja dhe propozoja. A është ai dr. Jo apo z. Nyet? Epo, ne e dimë se ai nuk është doktor”, ka shkruar Kurti./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











