Kosova
Kurti thotë se sulmet në veri kishin për qëllim të vrasin
Pas shpërthimeve në Mitrovicë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, komentoi sot sërish sulmet ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, përcjell albinfo.ch.
Kurti theksoi se këto sulme në veri të Kosovës ishin terroriste dhe, sipas tij, për qëllim kishin të vrasin.
“Është Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, e cila i bën analizat dhe studimet edhe të shkaqeve të rrethanave të këtyre sulmeve mbi pjesëtarët tonë të policisë. Ne kemi dënuar ashpër këtë sulm, i cili ishte sulm terrorist. Meqenëse me plumba, me granata u gjuajtën pjesëtarët e policisë, të cilët patën fat që në veturat e tyre pësuan vetëm dëme materiale. Pra u takon organeve të rendit dhe të bëjnë hetimet mbi ata që sulmuan për të zbardhur rastin, por në anën tjetër, edhe për të vlerësuar situatën e sigurisë se çka duhet të ndërmarrim në vijim në mënyrë që të pamundësojmë sulmet e këtilla. Pra, nuk janë sulme mbi të mirat materiale, nuk janë sulme as mbi qytetarët, por janë sulme mbi policët dhe sulmet të cilat kanë pasur për qëllim të vrasin. Mirëpo, fatmirësisht nuk kemi pasur dëme në njerëz dhe as një pjesëtar i policisë nuk është lënduar”, theksoi Kurti.
Këto komente kryeministri i bëri gjatë homazheve te shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë.
Derisa sa u përket strukturave ilegale serbe dhe krimit të organizuar në veri, Kurti tha se nuk do të ketë fare tolerancë nga ekzekutivi dhe shteti i Kosovës.
Për deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me ardhjen e një aeroplani i Forcave Ajrore të Britanisë së Madhe në Prishtinë, Kurti tha se deklarata që vijnë nga Beogradi nuk bënë të merren si fakte.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë










