Kosova
Kurti: Thaçi për t’i shpëtuar burgut, ta bjen kufirin në Vushtrri
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ironizuar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se vetëm për t’i shpëtuar burgut, mund ta bjerë kufirin në Vushtrri. Madje, Kurti e ka quajtur Thaçin edhe si gjysmë president, shkruan Express, përcjell Albinfo.ch.
Sipas liderit të VV-së, Albin Kurtit kërkesa që iu bë ambasadorit rus në Tiranë nga Presidenti Thaçi, ishte vetëm për ta shpëtuar veten nga burgu.
Kurti ka cituar një bashkëluftëtar të Presidentit Thaçi, duke thënë se ai është I gatshëm që kufirin ta bie deri në Vushtrri, vetëm që të mos shkojë në burg.
“Ambasadorit rus në Tiranë nga studioja e Opinionit të Blendi Fevziut, gjysmë Presidenti Hashim Thaçi i kërkoi takim me Putinin. Siç më tha një ish bashkëluftëtar i tij: “Ky Hashim Thaçi veç për mos me shku në burg, kufirin edhe në Vushtrri ta bjen!”, ka shkruar Kurti.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












