Kosova
Kurti takon senatoren Joni Ernst, diskutojnë për siguri dhe investime
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi në Washington, senatoren amerikane nga radhët e Partisë Republikane, Joni Ernst, përcjell albinfo.ch.
Qeveria ka njoftuar se në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon, për siguri, mbrojtje, integrim euro-atlantik dhe zhvillim ekonomik të Kosovës.
“Kurti veçoi rëndësinë dhe vlerën e marrëdhënieve ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën e mbrojtjes, dhe shprehu përkushtimin e tij dhe të qeverisë për t’i thelluar edhe më tej ato”, thuhet në njoftim.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e investimeve amerikane në Kosovë dhe paraqiti mundësitë që ofron Kosova për investitorë të huaj në infrastrukturë, energji dhe teknologji.
Sipas njoftimit, Kurti e falënderoi senatoren Ernst për miqësinë dhe mbështetjen e saj të palëkundur për popullin e Kosovës dhe për angazhimin e kontributin në forcimin e lidhjeve dhe raporteve ndërmjet Kosovës dhe shtetit të Iowa-s e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përgjithësi.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












