Kosova
Kurti: Ushtria jonë vijon të modernizohet
Kurti: S’e forcojmë ushtrinë për të sulmuar të tjerët, por për ta mbrojtur veten
Diplomohen 15 kadetë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij në ceremoninë e diplomimit, shprehu krenarinë për zhvillimin dhe modernizimin e ushtrisë. Ai u shpreh se diplomimi i kadetëve jep shpresa për të ardhmen dhe e bën krenar për të kaluarën.
Më tej Kurti theksoi se Kosova ka ndërtuar një sistem të qëndrueshëm të edukimit ushtarak, që është një hallkë e rëndësishme e zhvillimit të forcës së vendit.
“Diplomimi i sotëm na jep shpresë për të ardhmen dhe na bën krenarë për të kaluarën.
Nga shkollimi në flakë të luftës në fazat e shtetformimit, ushtria jonë vijon të modernizohet. Kemi ndërtuar sistem të qëndrueshëm të edukimit ushtarak, hallkë e rëndësishme e zhvillimit të forcës sonë. Burimet njerëzore janë boshti kurrizor i çdo ushtrie, e personeli i trajnuar dhe edukuar, bazë për zhvillimin profesional të mbrojtjes”, tha Kurti.
“Ne nuk e forcojmë ushtrinë për të sulmuar të tjerët, por për të qenë mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur vetveten. Për një Kosovë më të sigurt, më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë”, është shprehur Kurti.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













