CH-Ballkani
Kurti, për televizionin zviceran: “Unë jam kryeministri i ardhshëm i Kosovës”
Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës? Është pyetja e parë drejtuar Kurtit. “Besoj se ai jam unë. Ne pas këtyre zgjedhjeve kemi dalë partia më e fortë e Kosovës dhe numrin tonë të votave e kemi më shumë se dyfishuar. Këtë e kemi arritur kundër një koalicioni prej 16 partive dhe një tjetri prej 7 partive, të cilat, të gjitha kanë humbur në forcë.

Ngritja e madhe në vota që shënoi Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e pardjeshme në Kosovë ka ngjallur interesim të madh edhe në mediat botërore. Duke qenë Zvicra “më direkt e prekur” nga zhvillimet në Kosovë, jehona ndoshta më e madhe që u bëhet atyre nga mediat e këtushme, është e kuptueshme. Kështu, pas artikujve të shumtë informativë dhe analitikë të publikuar në shtypin e shkruar, që kanë në fokus rezultatet e zgjedhjeve kosovare, sot edhe SRF News i transmetuesit publik të Zvicrës ka publikuar një intervistë ekskluzive me Albin Kurtin, të kandiduarin e Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës. albinfo.ch e sjell të përkthyer në gjuhën shqipe këtë intervistë.
Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës? Është pyetja e parë drejtuar Kurtit. “Besoj se ai jam unë. Ne pas këtyre zgjedhjeve kemi dalë partia më e fortë e Kosovës dhe numrin tonë të votave e kemi më shumë se dyfishuar. Këtë e kemi arritur kundër një koalicioni prej 16 partive dhe një tjetri prej 7 partive, të cilat, të gjitha kanë humbur në forcë. Këtë fundjavë ne kemi shkaktuar një valë entuziazmi në Kosovë”; ka thënë Kurti, transmeton albinfo.ch. Ndërsa i pyetur se çfarë dëshiron të arrijë si kryeministër, Kurti thotë: “posa ta marrim qeverinë, ne duam t`i jetësojmë 40 prioritetet tona. Këtu hyjnë një fond i mëvetësishëm për financimin e rindërtimit të vendit dhe për t`i dhënë hov ekonomisë sonë. Kjo vlen në veçanti për eksplorimin e pasurive tona nëntokësore, energjinë dhe sektorin e bujqësisë. Ne na nevojitet edhe një bankë për zhvillim, me kamata më të ulëta se deri më tash. Kriminaliteti i organizuar dhe korrupsioni që po lulëzon duhet të luftohen. Janë të domosdoshëm gjyqtarë dhe prokurorë më mirë të arsimuar. Dhe këtu ne na duhet mbështetja e BE-së.
Konstatimit se ai konsiderohet si “nacionalist i majtë” dhe si i tillë a synon që “si një tufan të bëjë rrëmujë gjithë regjionin”, Albin Kurti i përgjigjet se duam të heqim pabarazinë, sepse Kosova është një vend pa sigurim shëndetësor. Në rastet kur sot ka ndonjë aksident në autostradë nuk kemi sigurim për automjetin dhe as për njerëzit në makinë. Në një ambient të tillë ne dukemi si të majtë radikalë por në fakt ne jemi “mainstream – të majtë”, transmeton albinfo.ch. Ndërsa rreth etiketës që bart si nacionalist, ai thotë se ne nuk e quajmë veten nacionalistë në kuptimin që kësaj fjale i jepet në Ballkan, një nacionalizmi të lidhur me luftëra dhe gjakderdhje. Por ne besojmë se kombi në politikë është një koncept dhe një ide e rëndësishme. Këtë ne nuk bën t`ia lëmë në dorë të djathtës. Kur njerëz nga kombe të ndryshme bëhen bashkë, kjo është një shans për të shfrytëzuar të përbashkëtën, në kuptimin e lidhjeve shoqërore.
“Dialogu me Serbinë duhet të ndërpritet”, e thotë prerë Kurti, i pyetur nga srf news. Sepse fillimisht nevojitet një dialog lidhur me dialogun: si duam ne të bisedojmë në përgjithësi? Parimisht ne nuk jemi kundër bisedimeve por duhet përmbajtur parimeve. Paralelisht me këtë, ne duam të fillojmë një dialog me serbët e Kosovës, dhe jo vetëm në kuptimin e qenies së tyre si serbë por si qenie shoqërore, përcjell albinfo.ch. Sepse nuk janë të njejtë të gjithë serbët ashtu siç nuk janë as shqiptarët të gjithë të njëjtë.
Ndër deklarimet interesante të Kurtit në këtë intervistë është edhe ajo mbi gjykatën speciale për krime të luftës. “Gjyklatat kosovare duhet të përballen me këto tema. Ne jemi një shtet i pavarur dhe kemi nevojë për bashkësinë ndërkombëtare. Por unë nuk besoj në sukses, kur bashkësia ndërkombëtare na zëvendëson ne në vendin tonë. Dhe shumë më me rëndësi se krimet e luftës te ne janë `krimet e paqes”, në fushën ekonomike. OKB, BE dhe Tribunali i Hagës janë marrë me krimet e luftës. Kanë qenë pra tri gjykata dhe nuk e besoj se një gjykatë e katërt do të sjellë diç të re”.
I përkujtuar nga gazetari se në këtë mënyrë ai po merr një kurs konfrontimi me bashkësinë ndërkombëtare, kandidati për kryeministër të Kosovës, thotë: “Ne sigurisht që do ta kërkojmë dialogun. Por unë duhet të konstatoj se të gjithë gjyqtarët ndërkombëtarë këtu kanë qenë më shumë të interesuar për stabilitet se sa për drejtësi për njerëzit. Ne kemi nevojë për ndihmën e BE-së por jo dhe për prokurorë të huaj, të cilët këtu qëndrojnë më së shumti nga dy vite, përcjell albinfo.ch. Ne vetë duhet të jemi bartës dhe iniciues të drejtësisë për njerëzit këtu. Drejtësia nuk mund të importohet, por drejtësia lokale duhet të mbështetet”.
Ai thotë më tutje se Serbia po e luan një lojë të dyfishtë me BE-në dhe Rusinë. “Ne duam që si shtet Kosova të hyjë në BE dhe në NATO. Unë mendoj se edhe Serbia duhet të hyjë në BE dhe ndoshta dikur edhe në NATO. Por Serbia për ta bërë këtë, duhet ta përfundojë këtë lojë të dyfishtë. Ajo duhet të përballet me të kaluarën e vet. Nuk kemi parë keqardhje (nga ajo) për krimet e bëra në të kaluarën. Nuk mjafton që Vuçiç të thotë: unë nuk jam Vuçiçi i vitit 1998 (kur ka qenë ministër nën Millosheviçin).
Ndihmën e Zvicrës nuk do ta harrojmë kurrë!
Lidhur me raportet me Zvicrën dhe diasporën e madhe të Kosovës në këtë vend, Albin Kurti thotë: “Zvicra e ka mbështetur shumë Kosovën. Nga njëra anë si vend strehimi para dhe gjatë luftës, e në anën tjetër ka qenë Calmy-Rey ministrja e parë e jashtme nga Bashkësia Ndërkombëtare e cila qe deklaruar pro pavarësisë së Kosovës. Këtë ne nuk do ta harrojmë kurrë. Por tash çështja është që më pak njerëz të emigrojnë në Zvicër. Veç kësaj duhet që më tepër investime nga diaspora të rrjedhin në Kosovë. Kosovarët në Zvicër punojnë fort, shumë prej tyre janë afaristë të suksesshëm. Ata mund të ngrenë një urë për një bashkëpunim më të fuqishëm ekonomik në mes të Zvicrës dhe Kosovës.
Në linkun më poshtë mund të shikohen dhe dëgjohen pjesët kryesore të intervistës së Kurtit, të realizuar në gjuhën angleze
http://www.srf.ch/news/international/albin-kurti-ich-bin-der-naechste-premierminister-kosovos
E-Diaspora
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë Pas një gare të fortë ndërkombëtare në kuadër të Konkursit të Dizajnit 2025 të Komunës së...
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj