Kosova
Kurti për rrugën Tetovë-Prizren: Kostoja është e përballueshme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës që i bëri sot Maqedonisë së Veriut, mori pjesë në përurimin e rrugës që lidh fshatin Sellcë me fshatin Vicë.
Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Kurti duke e vlerësuar të rëndësisë së veçantë përurimin e kësaj rruge, tha se zhvillimi ekonomik dhe ndërtimi i infrastrukturës nuk duhet të jetë i rezervuar për zonat urbane, për qytetet e qytezat, por duhet të jetë edhe zhvillim rural.
“Në bazë të llogaritjeve, parallogaritjeve të cilat janë bërë nuk është një kosto shumë e lartë, është e përballueshme, por kthimi në këtë investim është i jashtëzakonshëm meqenëse shkurtohet rruga, fitohet koha dhe përfitojnë edhe qytetarët edhe ekonomia. Aksi që lidh Prizrenin me Tetovën është marrëveshje midis dy qeverive tona nga mbledhja e përbashkët e nënshkruar nga dy kryeministrat, pra nga unë dhe nga homologu im maqedonas, Kovaçevski. Andaj, dëshirojmë që ky studim fizibiliteti të pasohet sa më shpejt me punimet dhe me realizimin e këtij projekti madhor i cili është rajonal dhe ndihmon shumë në zhvillimin e të dyja vendeve tona”, tha kryeministri Kurti, përcjell albinfo.ch.
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ndërkaq tha se rruga Prizren-Tetovë është një prej prioriteteve të Qeverisë së Kosovës dhe tha se kjo rrugë është e rëndësisë shumë të madhe edhe për zhvillimin e turizmit, edhe për afrimin e dy qyteteve, Prizrenit me Tetovën, për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve, sepse shkurtohet rruga në masë të madhe.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tha se është nder për të që bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të përurojnë një segment të rrugës nga Tetova deri në Vicë, një investim që është i një rëndësie të veçantë për rajonin e Malësisë, por edhe për Komunën e Tetovës, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











