Kosova
Kurti për pesë shqiptarët që garojnë në zgjedhjet e Hamburgut: Sukses për diasporën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e pesë kandidatëve me prejardhje shqiptare në zgjedhjet që po mbahen sot, në landin e Hamburgut, Gjermani.
Ai e ka cilësuar këtë si një tregues të fuqishëm të integrimit dhe kontributit të diasporës shqiptare në shoqërinë dhe demokracinë gjermane
“E diela e 2 marsit 2025 është ajo e zgjedhjeve në landin e Hamburgut në Gjermani, ku sot garojnë pesë kandidatë me prejardhje shqiptare, një tregues i fuqishëm i integrimit dhe kontributit të diasporës sonë në shoqërinë dhe demokracinë gjermane. Pavarësisht partive të ndryshme që përfaqësojnë, fakti që ka kaq shumë kandidatë shqiptarë në një qytet si Hamburgu flet shumë për rrugën që kemi bërë si komunitet”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Pesë kandidatët me prejardhje shqiptare që garojnë në zgjedhjet e sotme janë: Dafina Berisha (SPD), Kushtrim Lulaj (CDU), Muhamet Idrizi (CDU), Nikola Tunici (CDU) dhe Sami Musa (FDP).
Ndër të tjera Kurti ka vlerësuar rëndësinë e pjesëmarrjes së bashkatdhetarëve në proceset demokratike dhe u ka uruar kandidatëve shqiptarë sukses në rrugëtimin e tyre politik dhe qytetar.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










