Kosova
Kurti për forcat serbe në kufi: Gjithçka është nën vëzhgim, jemi gati për çdo befasi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot në lidhje me videon e publikuar dje, ku shihen forcat ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën.
Në konferencën e sotme, Kurti ka thënë se sot, për dallim nga dje, ushtarë serbë nuk janë parë në kufi, transmeton albinfo.ch.
“Jam duke e shikuar telefonin vazhdimisht. Deri në orën 16:00 nuk ka asnjë dëshmi që sot janë afruar sërish. Ata i kanë disa ushtrime ushtarake, por ato nuk mbahen 10 metra larg kufirit. Ata po vijnë shumë afër ku nuk ka nevojë as për dron e dylbi për t’u parë me njëri-tjetrin. Nëse duam normalizim të marrëdhënieve, ushtritë duhet të rrinë në kazerma, e jo në kufi, as ushtria, as ushtarët”, ka thënë ai.
Tutje Kurti ka thënë se institucionet e Kosovës janë duke përcjellë kufirin pandërprerë.
“Gjithçka është nën vëzhgim dhe jemi në gjendje gatishmërie për çdo befasi që mund të na ndodhë”, ka shtuar tutje ai.
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











