Kosova
Kurti pas takimit me senatorët: Dialogu me Serbinë s’mund të vazhdojë sikur s’ka ndodhur asgjë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur sot në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Peter Welch.
Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast kanë treguar se gjatë takimit është diskutuar për agresionin e 24 shtatorit të Serbisë në Bansjkë të Zveçanit, raporton Klan Kosova.
Në fjalën e tij, kryeministri Kurti ka thënë se dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë.
“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja nuk mund të vazhdojë thuaja se nuk ka ndodhur asgjë. Nuk mund të vazhdojmë punën dhe këtë status-qou edhe më tutje. Kapitulli i dialogut për normalizim duhet të marrë parasysh veprimet sulmuese dhe agresive të Serbisë dhe përpjekjet e saj për aneksimin e Kosovës. Prandaj duhet të ndërmerren një varg hapash që dialogu të ketë edhe një shans për të pasur sukses. Besoj se është tepër e rëndësishme të kemi një qasje të balancuar, përfshirë që të dënohet çdo shkelje e marrëveshjes bazë të arritur në Bruksel dhe aneksit të Ohrit. Është më urgjente se kurdo që sa më parë të ndalet dhe të ndërprejë fjalët se nuk do të njohë kurrë Kosovën. Po ashtu, edhe refuzimin e pjesëve bazë të marrëveshjes që kanë të bëjnë me njohjen e Kosovës dhe njohjen e sovranitetit dhe integritetit territorial”, tha ai.
Kurti para senatorëve amerikanë renditi argumentet që, sipas tij, dëshmojnë përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist në Bansjkë.
“Përfshirja e shtetit të Serbisë ka ndodhur të paktën në katër shtresa, presidenca, inteligjenca, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Brendshme për mbështetjen e sulmeve kriminale dhe terroriste në fshatin Banjskë. Po ashtu, kemi dëshmi, i kemi shkëmbyer me partnerët tanë, se sulmi ka qenë pjesë e një plani më të gjerë për aneksimin e krejt veriut të Kosovës, përmes sulmeve të koordinuara në 37 vende dhe formimit të një korridori me Serbinë për të mundësuar furnizim të vazhdueshëm të armëve dhe trupave në veriun e Kosovës. Nuk mund të kthejmë Afrim Bunjakun familjarëve dhe shtetit, por duhet të punojmë me aleatët tanë, veçanërisht me SHBA-në, që të parandalojmë sulme të ngjashme në të ardhmen. Kjo kërkon siguri për Kosovën dhe dënimin e Serbisë”, shtoi Kurti.
Ndërkaq, potencoi nevojën që Serbia të mbahen përgjegjëse për sulmin e 24 shtatorit.
“Institucionet e inteligjencës sonë kanë vërejtur se ka pasur një rritje të rrezikut për sulme nga Serbia. Qëllimi kryesor i këtyre grupeve është që të fajësohet Kosova dhe policia dhe të portretizohet se ka sulme apo forcë kundër serbëve. Unë jam kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjitha komuniteteve të vendit tonë. Prandaj, të gjitha këto përpjekje për destabilizim duhet të ndalen tani. Është koha që Serbia të mbahen përgjegjëse, pasi këto sjellje dhe sulme do të vazhdojnë edhe më tutje”, theksoi Kurti.
Në anën tjetër, senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, tha se përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 shtatorit duhet të japin llogari dhe të mbahen përgjegjës.
Ajo tha se SHBA-ja qëndron krah Kosovës, derisa tha se rritja e ushtarëve të KFOR-it siguron ruajtjen e kufirit të Kosovës me Serbisë.
“Mendojmë se përgjegjësit është shumë e rëndësishme që të japin llogari. Të japin llogari sipas ligjit dhe që Serbia të bashkëpunojë në hetimet që po vazhdojnë. Gjithashtu, mendojmë se është kohë e duhur që të theksojmë se stabiltieti afatgjatë i Kosovës dhe rajonit nënkupton një lloj marrëveshje me Serbinë për të adresuar në mënyrë paqësore dallimet mes vendeve tuaja. Është koha kur BE-ja dhe ShBA-ja janë të përqendruara në këtë rajon dhe rëndësinë për të adresuar shqetësimet që ekzistojnë. Shpresojmë që të shihni këtë si mundësi për të shfrytëzuar këtë…Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë krah jush. Më erdhi mirë që e pash rritjen e ushtarëve të KFOR-it, pasi është e rëndësishme për ruajtjen e kufirit dhe stabilitetin në vend”, tha ajo.
Dy senatorët amerikanë gjatë vizitës së tyre në Kosovë të premten takuan edhe presidenten, Vjosa Osmani.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera Bëhet e ditur se më shumë se 9 mijë e 800 pako të supozuara me fletëvotime... -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










