Kosova
“Kurti, partner i keq, Vuçiq, i mirë”, deputeti gjerman i reagon ashpër deklaratës së ambasadorit Hill
Politikani gjerman, njëherësh edhe deputet i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer: Thjesht, çmenduri deklarata e ambasadorit amerikan në Beograd
Deputeti i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, i cili tha të enjten se kanë disa probleme shumë thelbësore me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, dhe nëse ende mund ta konsiderojnë si partner, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, eurodeputeti gjerman, Butikofer, e ka cilësuar si çmenduri deklaratën e diplomatit amerikan.
“Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, duke komentuar konfliktin e vështirë Serbi-Kosovë, e quan presidentin e Serbisë Vuçiç një ‘partner të mirë’, ndërsa pyet nëse SHBA ‘mund ta konsiderojnë ende’ kryeministrin e Kosovës Kurti ‘një partner’. Thjesht, çmenduri!”, shkroi ai.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












