Kosova
Kurti, Osmani e Konjufca, homazhe në Koshare: “Themelet e shtetësisë burojnë në këtë vend”
Sot u bënë 22 vjet nga beteja e Koshares. Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Galuk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti vendosën kurora lulesh dhe bënë homazhe te kompleksi Memorial “Dëshmorët e Koshares”. Të tre vlerësuan rëndësinë e kësaj beteje për çlirimin e vendit dhe thanë që themelet e shtetësisë burojnë edhe në këtë vend, transmeton albinfo.ch.
E para e shtetit, Vjosa Osmani, tha se është borxh i institucioneve që sakrificën sublime të dëshmorëve ta shndërrojnë në forcim të shtetit.
“Të gjithë ata që ranë në Betejën e Koshares sot kanë themelet e tyre, kanë ndërtuar bazamentin tonë, prandaj edhe ky shtet që sot e gëzojmë e ka bazamentin aq të fortë sepse është ndërtuar mbi gjakun e të gjithë dëshmorëve të cilët sot po i kujtojmë bashkërisht. Është detyrë e jona, është borxh i yni, andaj atyre që bënë sakrificën e tyre sublime për liri që sot shtetin ta forcojmë ta bëjmë të tillë çfarë e ëndërruan të gjithë dëshmorët e kombit dhe ta bëjmë të tillë në të cilën do të krenohen gjithë qytetarët tanë”, tha ajo.
Luftën e ashpër në këtë betejë e përkujtoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se shembja e kufirit tregoi që kombi shqiptar në luftën çlirimtare është i bashkuar dhe është një.
“Beteja e Koshares është njëri prej momenteve më të rëndësishme të luftës së UÇK-së. Brigada 138 në krye me këta dy heronj dhe plotë dëshmorë që dhanë jetën e shembi gurin e kufirit dhe tregoi që kombi shqiptar në luftën çlirimtare është i bashkuar dhe është një”, tha ai.
Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se 9 prilli i Koshares është dëshmi e historisë së Kosovës.
“Sot është edhe 9 prilli i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mirëpo edhe 9 vite para këtij e kemi 9 prillin e Koshares që është përplot gjak të derdhur të dëshmorëve që janë dëshmi e historisë sonë të lavdishme dhe krenare, por edhe çmimit të madh që e kemi paguar për lirinë e vendit tonë, për pavarësinë e vendit tonë dhe përparimin e të gjithëve. Dëshmorët nuk kanë nevojë për neve, ne kemi nevojë për ata dhe përmes tyre ne bëjmë politika të mira qeveritare dhe institucionale, pasi përkushtimi për ta shndërrohet në përgjegjësi institucionale për fëmijët”, tha Kurti.

Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










