Kosova
Kurti: Në Kosovë respektohen liritë fetare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë dëgjimit publik të Projektligjit për liritë fetare tha se në Kosovë respektohen liritë fetare.
Sipas tij, ndryshimi i Ligjit për liritë fetare ka për qëllim të ruajë dhe të promovojë pluralizimin fetar dhe t’u ofrojë bashkësive fetare mundësinë për t’u regjistruar zyrtarisht edhe nëse ato bashkësi janë të vogla të gëzojnë të drejta të plota.
Sipas tij, këto ndryshime dëshmojnë seriozitetin e qeverisë për aspektin e respektimit të bashkësive fetare.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u shpreh se Kosova respekton liritë fetare dhe kjo është e koduar përmes Kushtetutës sonë dhe ligjit që ka qenë tash për liritë fetare që po ndryshohet.
Konjufca tha po ashtu se ndryshimet e propozuara nga Qeveria e Kosovës në këtë projektligj parashohin përmbushjen e asaj që ka munguar gjithmonë, që ka të bëjë me statusin juridik të bashkësive fetare, si dhe përcakton kriteret për regjistrim të bashkësive.
E ambasadori i SHBA-së, Jefferie Hovernier, kërkoi që përfaqësuesit e bashkësive fetare që po marrin pjesë në këtë takim të kërkojnë të drejtat e tyre.
Ai nuk u pajtua me vendosjen e kriterit për t’u regjistruar si bashkësi, për çka tha se duhet të hiqet numri i madhësisë.
Ndërsa, theksoi se në Kosovë ka munguar edhe aspekti i statusit juridik të bashkësive fetare.
Në këtë takim ishte paraparë të merrte pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por që nuk ishte e pranishme.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











