Kosova
Kurti: Në Bruksel prioritet do të jenë të pagjeturit
Pritshmëritë serbe nga takimi i Brukselit janë veçanërisht të larta për Asociacionin, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e bëri të qartë se pika e parë e përballjes do të jetë miratimi i deklaratës për të pagjeturit.
Kosova pret që referenca në deklaratë të jenë të “zhdukurit me forcë”, ndërsa pala serbe është shprehur se nuk do ta pranojë këtë formulim.
“Në Kosovë kemi ende 1617 persona të zhdukur. Ata janë rrëmbyer dhe ende nuk dihet fati i tyre. Gjatë dekadave të fundit në Serbi janë zbuluar pesë varreza të mëdha masive dhe prej tyre janë zhvarrosur 950 shqiptarë, veçanërisht në Batajnicë. Dy varret janë liqene në të cilat trupat e shqiptarëve janë zhytur në magazina frigoriferike, por më vonë kanë dalë në sipërfaqe. Prandaj na duhet një deklaratë e përbashkët si pikënisje për një takim të nivelit të lartë”, ka thënë Kurti.
Palët kanë kundërshtime dhe qëndrimeve diametralisht të kundërta. Megjithatë, Lajcak edhe kështu e sheh si mjaft me rëndësi faktin që takimi në vetvete të mbajë në axhendë fillimin e procesit të bashkësisë së komunave me shumicë serbe.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











